Mc Gonigal paguhej për të shpallur 'non grata', skema 'Deripaska' njëlloj me 'dosjen shqiptare'

Mc Gonigal paguhej për të shpallur 'non grata', skema 'Deripaska' njëlloj me 'dosjen shqiptare'

14:51, 16/08/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të tjera një ditë pasi ish-agjenti i FBI pranoi akuzën për dosjen e oligarkut rus. Sipas dosjes hetimore, oligarku rus Oleg Deripaska korruptoi ish-shefin e FBI, Charles McGonigal, që ky i fundit të mblidhte informacion për të shpallur “non grata” biznesmenin Vladimir Potanin. Skema “Deripaska” duket se është përdorur edhe në rastin e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në këtë rast, Mcgonigal pati disa takime të shpeshta me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe këshilltarin e tij, Dorian Duçka, i cili merrte informacion nga zyra e kryeminsitrit dhe ia jepte ish-shefit të FBI, Charles Mcgonigal.

Nga SYRI TV

Ish-agjenti i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal pranoi para gjykatës në Nju Jork se u angazhua të mblidhte informacione për të shpallur “non grata” biznesmenin Vladimir Potanin, si një shërbim ndaj oligarkut rus, Oleg Deripaska. Skema e paraqitur në Nju Jork ka një ngjashmëri thuajse perfekte me atë që konsiderohet “dosja Shqiptare”, ku sërish McGonigal është marrë i pandehur nga prokurorët në Uashington.

Në “dosjen shqiptare”, e cila iu paraqit Jurisë së Madhe në janar të këtij viti, jepeshin të dhëna se si Charles McGonigal kishte marrë pagesa në vlerë 225 mijë dollarë nga shqiptaro-amerikani Agim Neza, kishte kryer udhëtime të padeklaruara në Shqipëri, si edhe kishte marrë kontakte me zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, pa i raportuar tek eprorët.

Të dhënat e siguruara nga prokurorët në Nju Jork dëshmuan se si personazhi Dorian Duçka merrte informacione nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë kundër opozitës shqiptare dhe nëpërmjet Agron Nezës, i dërgoheshin McGonigalit. Ky i fundit, me fuqinë e postit që kishte, angazhoi vartës të tij për të kryer hetime mbi Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe zyrtarë të rëndësishëm të saj.

Më vonë, një bashkëpunëtor i ngushtë i Mc Gonigalit, ish-agjenti i diskretituar i FBI-së, Mark Rosini, u shfaq në televizionin Top Channel, duke akuzuar pa asnjë provë dhe fakt liderin e demokratëve, Sali Berisha për lidhje me rusët.

Këto zhvillime kanë ndodhur pak kohë para se Departamenti i Shtetit të njoftonte se vendosi të shpallë “non grata” Sali Berishën. 

Skema “Deripaska” duket se është aplikuar edhe në rastin e Berishës, pasi të dhënat e publikuara deri më tani dëshmojnë për situata tërësisht të ngjashme në mënyrën se si ka vepruar ish-zyrtari i lartë i FBI-së, McGonigal. 

Gjithashtu, siç zbuloi më herët “Syri Televizion”, Charles Mc Gonigal bleu aksionet e një zyre investigimi në Shqipëri, e cila duket se ka qenë një qendër për koordinimin e aktivitetit të tij me zyrtarët shqiptarë.

“Dosja shqiptare” e Uashingtonit tregon për takime të shpeshta mes Mc Gonigalit me kryeministrin Edi Rama si edhe me persona të tjerë, përfshirë Damian Gjiknurin, Safet Gjicin, Tom Doshin e drejtues të tjerë qendrorë e lokalë.

Në kohën kur Mc Gonigal u emërua administrator i shoqërisë shqiptare “Laë Force and Investigation”, miku i tij rus, Oleg Deripaska, nisi të zhvillonte interesat financiare në Shqipëri.

Një kompani e kontrolluar prej Deripaskas në vitin 2018, “Trema Ingineering” u përfshi në një “investim strategjik” me vlerë 6 milionë dollarë në zonën e Karavastasë. 

Po ashtu, shoqëria e kontrolluar prej oligarkut rus ishte pjesë e një konsorciumi që u shpall fitues i kontratës koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Shushica.

Një ditë më parë, Charles Mc Gonigal pranoi fajësinë e tij për dosjen “Deripaska” dhe rrezikon dënimin deri në 5 vjet burgim.

Ndërkohë, gjatë javëve në vijim, ish-agjenti i lartë i FBI-së pritet të paraqitet para gjykatës së Uashingtonit për “dosjen shqiptare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco