Berisha: Pas shkresës së Gjiknurit, Veliaj firmosi për djegësat në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën

14:01, 16/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi skandalin e kryebashkikut Erion Veliaj, lidhur me inceneratorin e  Tiranës.

Berisha publikoi përgjigjen që Veliaj i ka dërguar ish- ministrit Damian Gjiknuri, ku merr përsipër përgjegjësinë për djegësin e kryeqytetit.

“Erion Veliaj ka marrë përsipër të gjitha detyrimet e kontratës që nuk e ka kaluar në Këshillin Bashkiak.

Në përgjigje të një shkrese që i dërgon Damian Gjiknuri, asokohe ministria që duhej të bënte pagesat për djegësat, Veliaj shkruan: Bashkia e Tiranës ka pranuar të drejtat dhe detyrimet nga kontrata dhe angazhohet për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për Bashkinë e Tiranës, duke përfshirë, por pa u kufizuar në kryerjen e të gjitha pagesave për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve sipas çmimit 29 euro për ton. Angazhohemi për të kryer të gjitha veprimet dhe të përmbushim detyrimet nga kontrata, përfshi edhe asistencën dhe procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e veprave, ashtu siç definohen në kontratë. Asistencën në proceset e shpronësimit dhe angazhohemi të shmangim çdo veprim që shkon kundër dispozitave të kontratës. Të gjithë marrëveshjet në kontratë, do të zgjidhen në përputhje me kontratën. Firmos me firmën e tij në muajin mars të vitit 2018, kryetari i saj, Erion Veliaj duke shkelur çdo ligj.

Ky zotim kriminal, në shkelje të të gjitha ligjeve dhe Kushtetuës, vjen pas shkresës që Damian Gjiknuri si autoritet kontraktor, i dërgon Bashkisë së Tiranës, për dijeni edhe kompanisë së tij, Integrated Energy,” tha Berisha.

Dokumenti: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco