Zgjedhjet në Kukës, Meta: Do të mbështesim atë kandidat që do të përgjedhë Partia Demokratike!

Zgjedhjet në Kukës, Meta: Do të mbështesim atë kandidat që do të përgjedhë Partia Demokratike!

13:59, 16/08/2023
A+ Aa A-

Ilir Meta tha sot se Partia e Lirisë do të mbështesë në zgjedhjet e pjesshme vendore për bashkinë e Kukësit, kandidatin që do të përzgjedhë Partia Demokratike.

Në një konferencë shtypi mesditën e së mërkurës, Meta tha për mediat se “ne pa asnjë diskutim do të mbështesim atë kandidat që do të përzgjedhë Partia Demokratike dhe të gjithë aleatët e saj”.

 “Ne, pa asnjë diskutim do të mbështesim atë kandidat që do të përzgjedhë Partia Demokratike dhe të gjithë aleatët e saj dhe kjo është e padiskutimtë...

Nuk kemi asnjë pretendim për asnjë kandidat nga Partia e Lirisë për bashkinë e Kukësit dhe nuk është se kemi pasur ndonjë pretendim apo insistim dhe më përpara në të gjitha bashkitë e vendit. Qëllimi ynë ka qenë i qartë: i shërbejmë një kohezioni sa më të suksesshëm opozitar përballë një regjimi – juntë.

Në rastin konkret, edhe njëherë e theksoj: ne do të mbështesim çdo kandidat që përzgjedh Partia Demokratike e Shqipërisë dhe pa asnjë diskutim, këtë e bëjmë me bindje të plotë. Për më tepër që është mundësia që Kukësi të rivendosë dinjitetin e tij të cenuar rëndë nga manipulimi dhe korruptimi i zgjedhjeve të 14 majit."

I pyetur nëse PL i njeh zgjedhjet e 14 majit, Meta vërejti: Qëndrimi ynë për zgjedhjet lokale është bërë i qartë që mbrëmjen e certifikimit të masakrës elektorale të 14 majit. Ky qëndrim ka qenë i njohur edhe më përpara; nuk ka qenë se ne nuk e kemi bërë të qartë që po hynim në zgjedhje  tërësisht, jo vetëm të pabarabarta dhe njëkohësisht në zgjedhje ku partia në pushtet ishte bërë njësh me shtetin, ishte bërë njësh me krimin, ishte bërë njësh me policinë kundër qytetarëve shqiptarëve. Kështu që qëndrimi ynë ka qënë dhe mbetet shumë i qartë." 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco