Djegësi i Tiranës/ Berisha: Ja pse SPAK bëri sekuestrim klientelist, Veliaj nuk i shpëton verdiktit të qytetarëve

Djegësi i Tiranës/ Berisha: Ja pse SPAK bëri sekuestrim klientelist, Veliaj nuk i shpëton verdiktit të qytetarëve

13:55, 16/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se SPAK ka bërë sekuestrim klientelist për djegësin e Tiranës. Ai paralajmëroi protesta, ndërsa tha se Erion Veliaj nuk do i shpëtojë verdiktit të qytetarëve.

“Sekuestrimi gjysmak, për të mos thënë edhe klientelist i SPAK, që u duartrokit aq shumë, lejon në mënyrë të paimagjinueshme pagesat kriminale, të hedhura poshtë nga KLSH, në kundërshtim me kontratën për 29 euro për ton, në një kohë kur nuk digjet asnjë kilogramë.

Sepse SPAK nuk ka guxuar të urdhërojë anulimin e faturës prej 29 euro për ton. Të urdhërojë detyrimin e antiligjor kriminal të ndërtuesve dhe bizneseve, për të depozituar kundrejt tarifës, inerte dhe dhera, prej 6 vitesh në fushën e Sharrës.

Për këtë, SKAP-i nuk ka një fjalë.

Tre polici janë marrë me garantimin e detyrimit të bizneseve për të dorëzuar në Sharrë inertet dhe dherat.

Policia e Shtetit, Policia e Bashkisë dhe policia e Agron Malajt të Burrelit, i cili merrte 32 mijë euro në muaj me ato papaqët që pronarët, bizneset, ndërtuesit të mos mund të nxirrnin një makinë dhe, përveç Salillarit që paguante policinë, atij i dilte më lirë t’i çonte në Skuraj dhe të mos paguante në Sharrë.

Çdo ditë që kalon, e bën më të rëndë, më kundërmuese, aferën e shekullit, vjedhjen e shekullit dhe nxjerr në pah, autorët më kryesorë të saj, ndër të cilët Erion Veliaj për djegësin e Tiranës zë vendin e parë.

E garantoj se do bëhet një proces publik shembullor dhe nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë verdiktit të qytetarëve.

Tirana po zien nga një revoltë e brendshme e jashtëzakonshme, e cila së shpejti pritet të shpërthejë dhe do u tregojë vendin autorëve të vjedhjes së shekullit,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco