SYRI TV/ 'Daily Mail': Hunter Biden i përfshirë në aferën McGonigal në Shqipëri

13:48, 16/08/2023
A+ Aa A-

Në aferën e McGonigal në Shqipëri, implikohet edhe djali i presidentit të ShBA, Hunter Biden. Media britanike Daily Mail ka zbardhur disa biseda të bëra në email mes Hunter Biden dhe bashkëpunëtorit të tij, të cilët flasin për Dorian Duçkën, këshilltarin në hije të kryeministrit Rama dhe gatishmërin e djalit të presidentit të SHBA, për ta paguar atë.

SYRI TV

Gazeta më e madhe britanike, Daily Mail, raporton se ish-agjenti i lartë i FBI, Charles McGonigal, ka pranuar fajin për një nga dy dosjet e hapura ndaj tij. Gazeta thekson se agjenti i diskredituar tani rrezikon deri në pesë vite burg pasi pranoi fajin se ka punuar në mënyrë të paligjshme për një oligark rus.Por ‘Daily Mail’ raporton se McGonigal është nën hetim për një tjetër çështje, e njohur si çështja shqiptare. Gazeta nënvizon se në këtë çështje është i implikuar edhe djali i presidentit amerikan, Hunter Biden. Bëhet fjalë për implikimin e Hunter Biden përmes Dorian Duçkës, këshilltarit në hije të kryeministrit Edi Rama.

“McGonigal akuzohet veçmas në gjykatën federale të Uashingtonit për fshehjen e të paktën 225 mijë dollarëve para të thata që dyshohet se i ka marrë nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare, ndërsa punonte për FBI-në. Ky rast përfshin disa lidhje që mund të kenë lidhje me Hunter Biden, djalin e presidentit, i cili tani është subjekt i një hetimi të posaçëm.Zyrtari është identifikuar në raportet e shtypit si Agron Neza, i cili e prezantoi McGonigal me shqiptarin Dorian Duçka, i cili punonte për konglomeratin kinez të energjisë CEFC, tani të shpërbërë.Një email nga laptopi famëkeq i Hunter, i referohej dikujt me të njëjtin emër. “Doriani ka qenë një ndihmë e vërtetë që herët, kështu që ne duhet ta shqyrtojmë mundësinë se si ta përfshijmë atë,” shkruante bashkëpunëtori i Hunter, James Gilliar në një email të vitit 2017 për një marrëveshje.“Nuk ka se si të mos e bëjmë,” përgjigjet Hunter, duke shtuar: “Edhe nëse shumica thotë jo, unë do të heq nga paga ime”.

Keto biseda ne email, duket se implikojne dhe djalin e presidenti Biden ne  afereN mcgonigal ne Shqiperi.McGonigal ishte agjent special i ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në vitin 2018,” shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco