Berisha: Veliaj është pronari i djegësit, faturoi 1.6 mln euro më shumë për sasinë minimale të mbetjeve

Berisha: Veliaj është pronari i djegësit, faturoi 1.6 mln euro më shumë për sasinë minimale të mbetjeve

13:46, 16/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se Erion Veliaj është pronari i djegësit të Tiranës.

Ai tha se Veliaj ka marrë përsipër të gjitha detyrimet e kontratës, ndërkohë që ka faturuar 1.6 milionë euro vetëm për sasinë minimale të mbetjeve.

“Veliaj nuk është myshteri i djegësit të Tiranës, por është pronari dhe hajduti kryesor në këtë vjedhje. Veliaj tha që përgjegjësi do të mbajë ai që ka bërë gabimet. Aktet dhe firmat, nuk janë gabime, por krime të rënda penale dhe mbajnë firmën e Veliajt. Rezulton se kontrata e djegësit të Erion Veliajt, e cila në 30 vite u kushton taksapaguesve rreth 1 miliardë euro, nga të cilat 450 janë pagesat për mbetjet e djegshme dhe 450 të tjera janë për dherat dhe inertet, pjesa tjetër janë të gjitha fitime që nxirren nga shitja e hekurit, letrës, etj. Kjo ngarkesë 30 vjeçare, 1 miliardë euro mbi shpatullat e taksapaguesve kalon vetëm me firmën e Veliajt, në dhunim të kushtetutës, pa miratimin e këshillit bashkiak. Kjo për faktin se ai nuk kishte ⅗ dhe miratimi në këshill i kësaj barre të rëndë kërkonte ⅗ e votave”, tha Berisha. 

“Erion Veliaj ka marrë përsipër të gjitha detyrimet e kontratës që nuk e ka kaluar në Këshillin Bashkiak. Në përgjigje të një shkrese që i dërgon Damian Gjiknuri, asokohe ministria që duhej të bënte pagesat për djegësat, Veliaj shkruan: Bashkia e Tiranës ka pranuar të drejtat dhe detyrimet nga kontrata dhe angazhohet për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për Bashkinë e Tiranës, duke përfshirë, por pa u kufizuar në kryerjen e të gjitha pagesave për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve sipas çmimit 29 euro për ton. Angazhohemi për të kryer të gjitha veprimet dhe të përmbushim detyrimet nga kontrata, përfshi edhe asistencën dhe procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e veprave, ashtu siç definohen në kontratë. Asistencën në proceset e shpronësimit dhe angazhohemi të shmangim çdo veprim që shkon kundër dispozitave të kontratës. Të gjithë marrëveshjet në kontratë, do të zgjidhen në përputhje me kontratën. Firmos me firmën e tij në muajin mars të vitit 2018, kryetari i saj, Erion Veliaj duke shkelur çdo ligj.

Ky zotim kriminal, në shkelje të të gjitha ligjeve dhe Kushtetuës, vjen pas shkresës që Damian Gjiknuri si autoritet kontraktor, i dërgon Bashkisë së Tiranës, për dijeni edhe kompanisë së tij, Integrated Energy. Në këtë shkresë, Gjiknuri shprehet se është i angazhuar për të përmbushur të gjitha detyrimet për të përmbushur sasinë minimale. Në dokument thuhet se duke qenë se Bashkia e Tiranës është monitoruesja në terren i kësaj kontrate, si njësia më e madhe vendore, kërkojmë që bashkë me letrën e angazhimit që e ka firmosur Erion Veliaj, të na dërgohen konfirmimet e situacioneve për mbetjet e depozituara për çdo muaj.

Këtu janë dërguar tabelat e pagesave që duhen bërë. Rezulton se në tabelën e parë, që është me firmë dhe me vulë të të gjithë aktorëve, detyrimi për pagesë minimale ishte 5.6 milionë euro. Por ky detyrim, nga Erion Veliaj, pa asnjë shpjegim por vetëm për hajni, rritet nga nga 5.6 milionë euro, në 7.4 milionë euro. Pa asnjë justifikim, kur kontrata parashikonte sasinë minimale prej 5.6 milionë euro ose 200 mijë ton, kurse Erion Veliaj faturonte 255 mijë ton. Faturonte si pagesë minimale 1.6 milionë euro më shumë, të cilat sigurisht i zhdukte në vrimat e zeza në Zimbabve apo në kontot offshore,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco