PD: Ministria të ndërpresë pagesat për inceneratorët, 103 mln euro për shërbime që nuk ekzistojnë

13:40, 16/08/2023
A+ Aa A-

Paratia Demokratike i ka kërkuar Minsitrisë së Finanacve të ndërpresë menjëherë pagesat nga thesari i shtetit për inceneratorët fantazmë. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti i bëri thirrje SPAK të bëjë hetim të thelluar, pasi 103 milionë euro janë paguar për një shërbim që s’ekziston, atë të incenerimit të mbetjeve. 

SYRI TV

Partia Demokratike, i ka bërë thirrje Ministrisë së Financave, të ndërpresë pagesat për inceneratorët që nuk ekzistojnë. Në një dalje për mediat, nga selia blu, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti deklaroi se janë ndërmarrë praktika antilogjilore dhe shteti paguan prej vitesh, për një shërbim që nuk ekziston siç është ai i incenertimit të mbetjeve, duke i bërë thirrje SPAK të thellojë hetimin. 

Teliti  theksoi se janë mbi 103 milionë euro të pagaura për inceneratorë fantazmë ndërsa zyrtarë të ministrive dhe bashkive firmosin fatura për një shërbim që nuk ekziston.

Disa javë më parë, Spak Sekuestroi  inceneratorin e Tiranës  pasi  u vërtetua që Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të kompanisë por pavarësisht kësaj, qeveria ende nuk ka anulluar kontratën dhe ende vijojnë pagesat për inceneratorin e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco