Skandalet në MM/ Balliu: Korrupsioni i Ramës dhe Xhaçkave të tij nuk njeh limite

Skandalet në MM/ Balliu: Korrupsioni i Ramës dhe Xhaçkave të tij nuk njeh limite

12:58, 16/08/2023
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar pas skandalit me vjedhjet e abuzimet në Ministrinë e Mbrojtjes.

‘Vjedhjet dhe abuzimet e Ramës dhe ministreshave të tij kanë kapur dhe ushtrinë. Pronat e ushtrisë janë tjetërsuar për  interesa monetare të pushtetarëve, tendera sekret për te vjedhur në fshehtësi kanë shkërmoqur buxhetin e ushtrisë. Këto vjedhje kanë çuar në degradimin final ku ushtria mbjell drogë’, shkruan Balliu në Facebook.

Postimi i plotë:

Korrupsioni i Ramës dhe Xhaçkave të tij nuk njeh limite.

Vjedhjet dhe abuzimet e Ramës dhe ministreshave të tij kanë kapur dhe ushtrinë.Pronat e ushtrisë janë tjetërsuar për  interesa monetare te pushtetarëve,tendera sekret për te vjedhur në fshehtësi kanë shkermoqur buxhetin e ushtrisë

Këto vjedhje kanë cuar në degradimin final ku ushtria mbjell drogë

Babzia e kësaj qeverie nuk njeh limit,ajo vjedh në shëndetësi, ushtri, bashki,energji e infrastrukture,ajo vjedh kudo dhe këdo.

Shteti ka rënë, të bashkohemi për ta shpëtuar vëndin nga këta bajlozë të korrupsionit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco