SYRI TV/ Skandal në laboratorin e Spitalit Rajonal Kukës/ Qytetarët: Për analizat na thonë të vijmë në shtator!

12:25, 16/08/2023
A+ Aa A-

Në laboratorin e Spitalit Rajonal në Kukës, që nga data 15 gusht, qytetarët me sëmundje kronike nuk mund të bëjnë analizat, pavarësisht se disponojnë rekomandimin e mjekut të familjes. Ata duhet të paraqiten vetëm pas datës 1 shtator. Kjo ka ardhur për shkak se numri i analizave mujore është ezauruar.

Por drejtori i Spitalit Rajonal të Kukësit, Sulejman Sokoli, deklaron se puna në këtë laborator nuk është ndërprerë, se kryhen analiza për pacientët e Urgjencës dhe ata të shtruar në spital, kurse për ata që janë me sëmundje kronike e që nuk janë të shtruar ka një moskoordinim me qendrat shëndetësore dhe mjekët e familjes në lidhje me kryerjen e analizave.

Shërbimi i analizave laboratorike në Spitalin Rajonal të Kukësit prej gjashtë muajsh i ka kaluar privatit, firmave konçensionare.

Ky shërbim bëhet me një numër mesatar analizash 2 deri 3 mijë të tilla në muaj. Kur ky numër kalohet shërbimi ndërpritet për qytetarët dhe të sëmurët kronikë që trajtohen në kushte shtëpie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco