Rama-Meloni folën për central bërthamor apo për marrjen e ujit të Syrit të Kaltër nga Italia

Rama-Meloni folën për central bërthamor apo për marrjen e ujit të Syrit të Kaltër nga Italia

20:17, 15/08/2023
A+ Aa A-

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, la pushimet ne Puglia dhe erdhi në Shqipëri në një vizitë private.

Mediat italiane dhe ato shqiptare aluduan se një ndër bisedat mes Melonit dhe Ramës ka qenë ndërtimi i një centrali bërthamor në Shqipëri.

Gazetat më të mëdha italiane kanë zbuluar se mundësia e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar ka qenë një ndër çështjet e diskutuara në takimin informal mes kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar Edi Rama.

 ‘Corriere della Sera’ ka zbardhur detaje nga vizita private e zonjës Meloni në Shqipëri duke u ndalur pikërisht tek çështjet e centralit bërthamor dhe gazsjellësit nënujor si dy prej temave që kane dominuar takimin.

Ideja e ndërtimit të centralit bërthamorë është e hershmë në Shqipëri, ka qenë diskutuar që në kohën kur kryeministër ishtë Sali Berisha.

Dhe atëkohë, Edi Rama e përqeshte si ide atë që sot e paska përqafuar.

Megjithatë, lajmet për centrale bërthamorë e për gjëra të mëdha mund të jenë thjeshtë për të mbuluar lajmin e vërtetë, ose më saktë jo ëndrra me centrale bërthamore, por projektin konkret që qendron në tavolinën e Ramës prej disa kohësh.

Bëhet fjalë për projektin e ‘transportit të ujit të pijshëm nga Shqipëria në Itali’.

Ky është një projekt për të cilin gazeta italiane ‘Corriere della Sera’ ka publikuar pjesë të projektit para disa muajsh dhe ka raportuar se ai projekt ndodhet në tryezën e Edi Ramës.

‘Corriere della Sera’  shkruante se projekti transportit të ujit të pijshëm nuk ishte vetëm një ide, por ka shifra dhe përllogaritje të investimit. Ky projekt nuk është komentuar nga qëveria shqiptare dhe as nuk është raportuar nga mediat pro-qeveritare në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një tubacion nënujor që do të nisë në Gjirokastër dhe do të përfundojë në Galugnano në Salento, 85 kilometra do të jenë nën ujë, ndërsa 120 km nën tokë. Uji do të përdoret për të furnizuar zonat e Basilicata dhe Campania që deri tani kanë pasur nevojë për marrjen e tij nga rajonet fqinje.

Në shkrim thuhet se fillimisht kjo ide është hedhur poshtë duke marrë parasysh studimet e fizibilitetit të bëra kohë më parë. Ajo është rimarrë tashmë nga Presidenti i Confindustria Puglia që përfaqëson edhe kompanitë italiane që prodhojnë në vendin tonë, Sergio Fontana. Në asamblenë e territorit të Barit ai ka apeluar për rikthimin e vëmendjes tek ky projekt.

Centrali bërthamor mund të jetë lajmi “ëndërr me sy hapur” pas të cilit Rama dhe Meloni fshehin lajmin real, marrjen e ujit të Syri i Kaltër për ta dërguar në Pulia të Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco