Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Beleri i përgjigjet Ramës: Edhe Erdogani si ju flet për Drejtesi të Pavarur. Sa për pronat e bregut, mos i fshih pas gishtit

Beleri i përgjigjet Ramës: Edhe Erdogani si ju flet për Drejtesi të Pavarur. Sa për pronat e bregut, mos i fshih pas gishtit

14:24, 15/08/2023
A+ Aa A-

Kandidati fitues i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit, Fredi Beleri, një ditë pas protestës të zhvilluar në Himarë për lirimin e tij, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim në rrjetet sociale, Beleri  e krahason Ramën me Erdoganin duke theksuar se edhe ai flet për ‘drejtësi të pavarur’.

Gjithashtu Beleri është ndalur edhe te pronat e bregut, duke i kërkuar Ramës të mos i fshehi pas gishtit.

Postimi i plotë:

Duke falenderuar te paret votuesit e mi dhe me tej miqte e mi per mbeshtetjen e tyre diten e djeshme, dua t’ikthej nje pergjigje te shkurter Kryeministrit te vendit tim qe megjithe angazhimet e tij me miqte mezi priti te zbardhte dita dhe te jepte komentin e tij per protesten e djeshme ne Himare. Vendimet e gjykatave ‘te reformuara’ eshte e vertet qe nuk komentohen, por nuk mund te deklaroje qe keto gjykata e prokurori jane te pavarura prej tij. Ne cdo rast, para se te arrestohej nje prej te tijve, kryeministri e ka ditur para, dhe e ka shkarkuar apo larguar nga karrikja ngjitur tij, gjithe publiku i di rastet, para se te arrestohen te tijte, merret leje dhe i jepet kohe te beje deklaratat justifikuese paraprakisht, pergjegjesia eshte individuale.

Eshte e vertet qe shume nga te zgjedhurit dhe miqte e tij jane ne burg sot, por asnje prej tyre per krime zgjedhore, por per krime qe kane te bejne me shperdorime fondesh publike ne permasa gjigande, qe cuditerisht i benin pa ditur gje Kryeministri, megjithese ka qene ne karriken ngjitur me ta kur hidheshin firmat. Per krime zgjedhore jam i vetmi i arrestuar ne 33 vjet. Ne 33 vjet qe kemi degjuar per krime zgjedhore, vetem nje grek eshte arrestuar dhe vetem nje grek qe publikisht eshte cilesuar nga kryeministri si armiku i tij personal, mbahet ne burg.

Te gjithe i kemi degjuar regjistrimet e dosjes se Dibres dhe Durresit, deri ne Gjermani kane shkuar, por asnje prej atyre qe u degjuan nuk eshte arrestuar, por jane ngritur ne detyre, nje minister madje. Edhe Erdogani si ju flet per Drejtesi te Pavarur. Dhe eshte ankuar se Amerika dhe Europa nderhyjne ne punet e gjyqsorit Turk.

Edhe Erdogani mbahet si kampion demokracie qe nuk nderhyn ne sistemin e drejtesise!! Edhe ne diktature me vendime gjykate perndiqnin kundershtaret politike paraardhesit Tuaj, Z.Kryeminister !

Sa per pronat e bregut, nuk fshihesh dot pas gishtit, qe ia drejton gjithkujt, vetem nga vetja nuk e kthen z. Kryeminister, punonjesit e tu ne kadaster i detyrojne pronaret e ligjshem t’u shesin pronat qe t’ua regjistrojne. Te te kujtoj nje shokun tend qe shkarkoi 5-6 shefa kadastre ne Vlore qe te mos i regjistronin pronen te zotit se e kishte piketuar ai per investime strategjike.

Sa per lirine e shprehjes qe himariotet ushtruan dje, nuk na e keni dhene Ju z.Kryeminister, por ka lindur me ne dhe eshte mbrojtur me gjak. Te mburresh ne 2023, kur komunizmi ka rene prej 33 vitesh, se po na lene te shprehemi lirshem, eshte arrogance. Natyrisht neve vetem te shprehemi na ka mbetur, dhe do presim me durim qe drejtesia e “pavarur” nga Ju te flase fjalen e saj, por kjo ceshtje nuk mbaron ketu, tek gjykatat e kryeministrit. Populli ka folur z.Kryeminister, lere te zgjedhurin te beje punen e vet, kaperdije mospelqimin, dhe leri gjykatat te flasin, pa u thene ti qe “provat aty duhet te jene” dhe se “jane ‘te pavarura’. Drejtesia vonon po nuk harron!!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco