SYRI TV/ Inceneratori i Tiranës, Berisha: Veliaj përgjegjës kryesor

15:38, 14/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryebashkaikun Erion Veliaj se është përgjegjës për aferën me inceneratorin e Tiranës, pavarsisht përpjekjeve që po bën për të shpëtuar nga përgjegjësia penale. Në një deklaratë për mediat, Berisha teksa deklaroi se vjedhja e taksave të qytetarëve nëpërmjet sekmës korruptive të inceneratorit të Tiranës nuk është gabim por krim, renditi disa nga shkeljet e kryera nga kryebashkiaku i Tiranës.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi aferën me inceneratorin e Tiranës, ku theksoi se Erion Veliaj nuk do të shpëtoi nga kjo skemë korruptive, pavarsisht zvarritjes së kësaj çështjeje nga ana e SPAK. Nga selia blu, Berisha akuzoi Veliajn si përgjegjës të kësaj afere, pasi sipas tij gjatë këtyre viteve ka paguar miliona euro për inceneratorin, i cili nuk ekziston si objekt.

Berisha renditi të gjitha shkeljet e Erion Veliajt në procedurën korruptive për inceneratorin e Tiranës, duke theksuar se procedura e ndjekur nuk është një gabim por krim. 

Sali Berisha deklaroi se shpifjet që Erion Veliaj sajon  në mediat pranë qeverisë nuk do e shpëtojnë, pasi qytetarët e Tiranës do i japin përgjigjen që meriton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco