VIDEO/ Banorët, protestë për plehrat, kryebashkiaku i PS i shan: Jeni k*rva

11:17, 14/08/2023
A+ Aa A-

Një video-skandal po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, ku dëgjohet kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea, teksa bën presion dhe ofendon banorët.  

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka publikuar videon në Facebook, ku dëgjohet Gorrea duke sharë me fjalë të ndyra qytetarët, ku i kërkon që të mos protestojnë për plehrat.

Nuk i dua votat thotë! Ta kishit bërë protestën më përpara thotë kryetari. Tani plera për të tërë. Trim mbi trima të bëka karrigia’, shkruan Korreshi.

Dhjetëra qytetarë po protestonin për plehrat dhe po kërkonin një zgjidhje te kryebashkiaku i tyre, të cilin e zgjodhën me votë më 14 maj. Por, duket se kjo nuk i ka bërë përshtypje kryebashkiakut socialist, i cili pasi shpërthen ndaj tyre, shton se nuk i do votat e tyre.

Debati:

Qytetari: Tani këta kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen, por vetëm të mos derdhen.

Kryetari: I thuaj atyre të ikin dhe t'i kishin bërë protestat para 10 vjetesh ai Like k*rva. Para 10 vjetësh t'i kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua p*rdhë.

Qytetarët: Kujt i thua k*rvë, ti ke marrë vota nga ne o maskara.

Kryetari: Nuk i dua votat e tua, protestën duhet ta kishe bërë si njeri, protestën shko bëje me shokun tënd se me mua nuk ke shanse ti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco