SYRI TV/ RENEA vrau 62-vjeçarin, reagon Sali Berisha: Të tregonte më shumë durim

13:19, 12/08/2023
A+ Aa A-

Pas vrasjes nga RENEA të 62-vjeçarit në Maliq, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Në një postim në rrjetin social facebook, lideri i opozitës theksoi se forcat RENEA duhet të ishin treguar më të duruara me viktimën, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Madje Berisha dënon edhe deklaratat e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, duke i cilësuar si cinike

Nga SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Maliq, ku punonjësit e forcave RENEA ekzekutuan mëngjesin e së shtunës një 62-vjeçar. Në një postim në facebook, Berisha thekson se forcat RENEA duhet të ishin treguar të duruara, pasi viktima Ramiz Muçollari vuante nga shëndeti mendor. Berisha dënoi deklaratat e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, pas veprimit të Policisë, duke i cilësuar cinike dhe kriminale.

“Muçollari i cili vuante nga shëndeti mendor kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë e sende të forta dhe sigurisht ai duhet të dorëzohej. Ai nuk mund të kërcënonte në asnjë rrethanë jetën e policëve. Por cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës i policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu. Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës, durimi më i madh në rrethim duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe të shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij. Iu uroj shërim të shpejtë gruas dhe djalit të plagosur, dënoj ekzekutimin e tij në rrethana të dyshimta dhe dënoj fort, përgëzimin e Taulant Begos për vrasjen nga policia të një të sëmuri të strukur në papafingon e shtëpisë së tij.”

Sali Berisha i bëri thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje të parandalueshme si dhe ndaj Taulant Ballës, i cili me përgëzimin e tij cinik ekstrem, inkurajon dhe nxit vrasjet nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco