SYRI TV/ Mungesa e ujit në fshatin Sheqeras, banorët: Bashkia nuk i ka mbajtur premtimet

16:34, 11/08/2023
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Sheqeras janë të shqetësuar për mungesën e ujit. Ata thonë se Bashkia e Maliqit nuk i ka mbajtur premtimet, ndërsa kërkojnë të kenë 24 orë ujë të pijshëm, ngase përgjatë ditës furnizohen vetëm 2 orë me ujë.

SYRI TV

Prej vitesh banorët e fshatit Sheqeras të Bashkisë Maliq kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Kjo situatë rezulton më problematike gjatë sezonit të verës, ku temperaturat janë tepër të larta.

Sipas banorëve uji në banesë shkon vetëm 2 orë në ditë, duke ua vështirësuar jetesën.

Ndonëse janë taksapagues të rregullt, banorët shprehen se nga institucionet nuk janë marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi që mbartet nga viti në vit . Disa kohë më parë banorët janë hasur edhe me problemin e depozitës, që nuk mbante ujë e si rrjedhojë kanë mbetur 4 ditë pa ujë të pijshëm.

Banesat në Sheqeras kanë depozita për grumbullimin e ujit, ndërsa 2000 banorët e fshatit presin orare të caktuara për ardhjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco