Afera e djegësve, Berisha: Ëndrra korruptive, Zoto parashikoi të vjedhin edhe në Porto Romano! 19 ml euro!

Afera e djegësve, Berisha: Ëndrra korruptive, Zoto parashikoi të vjedhin edhe në Porto Romano! 19 ml euro!

12:37, 11/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur dirtë sot mbi një rast korrupsioni të krerëve të qeverisë të lidhur edhe ky me mbeturinat dhe me inceneratorët, pjesë e "vjedhjes së shekullit" dhe fjala është për manovrat që u bënë nga Rama për milionat e të ashtuquajturit Eco Park Durrës në Porto Romano. 

"Dua të ndalem në aferën e Porto Romanos, e cila është një aferë brenda aferës së shekullit ku nxin,-  theksoi Berisha sot në konferencën e shtypit, - nxin  firma personale, direkte e Edi Ramës, firmë me të cilën ai provon se është përgjegjës kryesor ligjërisht dhe penalisht për shpërdorimin e 19 mln eurove nga buxheti i shtetit.

Në verën e vitit 2019, Edi Rama deklaron publikisht për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano. Të ashtuquajturin ‘EcoPark Durrës’, Edi Rama deklaroi se do ta bëjë me firmën e privatit. Në përputhje me direktivën e tij, me datën 16 tetor 2019, shpallet tenderi për ndërtimin e ‘EcoPark Durrës’. Procedura në mënyrën më paradoksale anulohet në 3 dhjetor 2019, vetëm 3 ditë para se të hapeshin oferta. Anulohet, çka përbën vepër penale dhe penalitet të rënda të autoritetit kontraktues. 

Në datën 16 dhjetor 2019, Edi Rama firmos një vendim si kryetar i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile dhe ky vendim ka 2 pika: Mbetjet e krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, për qarkun Tiranë, Lezhë, Durrës do të depozitoheshin në landfillin e Porto Romanos. AKUM ngarkohet për inkapsulimin e zonës së Porto Romanos rijetësimin e kësaj zone me procedurë të përshpejtuar të kësaj zone, për shkak të emergjencës së krijuar. 

Në datën 21 dhjetor 2019, mes kompanisë ‘Viktoria Invest’ dhe kompanisë ‘De mare SRL’, ndodh 17 maji, lidhet një marrëveshje bashkëpunimi, për të marrë pjesë në procedurën tenderuese të AKUM. Me datën 27 dhjetor 2019, mes AKUM dhe kompanisë së krijuar si ‘marrëveshja e 17 majit De Mare dhe Viktoria’, lidhet kontrata me negocion të drejtpërdrejtë. E marrin me urdhër këto të dyja, vlerën përsëri të njejtë, 1.9 miliardë lekë. 

Në datën 14 maj 2020, ky bashkim kompanish ‘De Mare SRL dhe Viktoria Invest’ ose ndryshe ‘marrëveshja e 17 majit’ këto të dyja  nënshkruajnë një marrëveshje me kompaninë ‘Arkon ShPK’, në pronësi të Denis Ymerit dhe nënkontraktimi shkon në vlerën 649 milionë lekë. 

Me datën 23 nëntor 2016, Ilsa Zoto, gruaja e Klodian Zotos, i shet aksionet tek Denis Ymeri. Në datën 4 maj 2020 kompania ndryshon emrin nga ‘Artemis Farm’ në ‘Arkon’.

Habia dhe misteri i dytë i Edi Ramës qëndron në faktin se me datën 1 prill 2019, 13 muaj para këtyre marrëveshjeve lidhet një kontratë mes ‘Integrate Energy SHPK’, kompanisë së djegësit të Tiranës dhe studios arkitekturore ‘Casanova Hernandes’ dhe objekti i kësaj kontrate ishte projekti i ‘EcoPark’ Durrës mbi landifillin ekzistues në Porto Romano. 

Këtu kemi të bëjmë me ëndrra korruptive. Zoto e parashikon që duhet të vjedhin me një projekt, të bëjmë një projekt që të vjedhim  edhe në Porto Romano 19 mln. Rama, ky e ka bërë me datën 1 prill, Zoto firmos me Rea Xhillarin dhe ‘Casanovën’ se Rea është nënkontraktore aty, është e pamëshirë, nuk njeh ligj dhe standard.

Këta nënshkruajnë, bëjnë projektin dhe tre muaj mbrapa Edi Rama del e thotë se do të ndërtoj një ‘EcoPark’ në Durrës, këta projektin e kanë gati. Zoto ka paguar 225 mijë euro kompanisë dhe nënkontraktores Rea Xhillari, thjeshtrës të themi. Dhe këtu fillon pastaj zinxhiri i tenderave, që ju e dëgjuat," tha më tej kreu i PD-së. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco