Deputeti grek pas takimit me Fredi Belerin: S’kuptojmë pse nuk betohet! Hapi i radhës do jetë në BE!

Deputeti grek pas takimit me Fredi Belerin: S’kuptojmë pse nuk betohet! Hapi i radhës do jetë në BE!

12:26, 11/08/2023
A+ Aa A-

Deputeti grek i Partisë Demorkacia e Re, Angelos Syrigos vizitoi ditën e sotme në ambientet e paraburgimit Fredi Beleri.

Në një prononcim për mediat, Syrigos tha se ndaj Belerit nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë, ndërsa paralajmëroi se hapi I radhës lidhur me këtë cështje, fatkeqësisht për Shqipërinë do të jetë në BE.

E para është shteti ligjor dhe presupozimi i pafajësisë për një kryetar që është zgjedhur kryetar bashkie dhe të drejtat civile. Nuk është e kuptueshme për ne se një person që është zgjedhur kryebashkak nuk mund të shkojë të bëjë betimin në zyrën e tij.

Kjo gjë mund të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE. Nëse ky është rasti atëherë ligji do të kishte thënë; që një person që ka kryer shkelje, nuk duhet të bëjë betimin, por ligji nuk e thotë këtë. Hapi tjetër do të ndodh fatkeqësisht në BE. BE luan një rol të rëndësishëm në respekt të shtetit të së drejtës dhe pakicës civile”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco