Caktohet data e re e zgjedhjeve për Bashkinë e Kukësit

11:49, 11/08/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar datën 24 shtator 2023 si datën e Zgjedhjeve për Kryetar në Bashkinë Kukës.

Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.

Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit.

Kujtojmë se ish-kryebashkiaku Safet Gjici dha dorëheqjen në 16 qershor, pas publikimit të video skandalit në zyrën e këtij të fundit me Alma Kaçin, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Safet Gjici u arrestua me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit pasiv në 24 qershor 2023. Arrestimi u bë në Tiranë pranë shtëpisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco