‘Fieri 24 orë pa ujë’/ Baçi-Subashit: Boll u fshehe si skuth! Dil thuaju qytetarëve për taksat që po i rrit

‘Fieri 24 orë pa ujë’/ Baçi-Subashit: Boll u fshehe si skuth! Dil thuaju qytetarëve për taksat që po i rrit

15:41, 10/08/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka denoncuar mungesën e ujit prej 24 orësh në qytetin e Fierit.

Në postimin e tij në Facebook, Baçi i bën thirrje kryetarit të bashkisë Armando Subashit që të njoftojë qytetarët në këto temperatura të larta, pasi nuk ka asnjë reagim nga institucionet.

‘Uji nuk mungon te shtëpia e Subashit dhe kastës së tij bashkëvjedhëse! I bëj thirrje këtij përbindëshi hajdut dhe gënjeshtar, këtij pseudodrejtuesi, qe ka 10 vjet që vjedh, gënjen, abuzon dhe mashtron, të përgjigjet para qytetarëve të vet, të reagoj, të dal në media dhe të prononcohet, të njoftojë qytetarët e tij për mungesën e vazhdueshme të produkteve që qytetarët e paguajnë dhe ai e ka detyrim ta siguroj!’, shkruan Baçi.

Postimi i plotë:

Thirrje per Subashin e bashkise Fier!

24 ore pa ujin e pishem dhe asnje reagim!

Qytetaret e Fierit, paguajne faturat e ujit me shtrenjte se ne çdo bashki tjeter dhe uji mungon ne çesmat e tyre!

Eshte e perhershme mos furnizimi me uje edhe pse çdo familje, ka kosto te shtuar vendosjen e pompave dhe te depzitave!

Sot ne keto temperatura te larta, po mbushen 24 ore pa uje ne çesmat e banoreve te Fierit!

Asnje reagim nga Subashi dhe administrata e tij e korruptuar!

Ata vazhdojne pushimet, pa u shqetesuar, vazhdojne te abuzojne dhe te vjedhin, vazhdojne te genjejne dhe te mashtrojne!

Duhet reagim i menjhershem!

Uji mungon ne çesmat e socialisteve dhe demokrateve, uji mungon ne shtepine e çdo qytetari Fierak, pa dallim bindje politike!

Uji nuk mungon te shtepia e Subashit dhe kastes se tij bashkevjedhese!

I bej thirrje ketij perbindeshi hajdut dhe genjeshtar, ketij pseudodrejtuesi, qe ka 10 vjet qe vjedh, genjen, abuzon dhe mashtron, te pergjigjet para qytetareve te vet, te reagoj, te dal ne media dhe te prononcohet, te njoftoje qytetaret e tij per mungesen e vazhdueshme te produkteve qe qytetaret e paguajne dhe ai e ka detyrim ta siguroj!

Boll u fshehe si skuth duke hyre nga dera e pasme edhe te zyra e bashkise!

Subash dil dhe prononcohu, verteto te kunderten ne qofte se nuk eshte i vertet ky shqetsim i madh i qytetareve Fierak!

Dil dhe fol, dil te te shohin njehere te vetme qytetaret Fierak duke thene te verteten,

Dil te te degjojne si vazhdon ti genjesh, boll u fshehe pas sigles dhe besimit te qytetareve Fierak!

Dil dhe me kete rast thuaju dhe per inceneratorin e Fierit, qe i genjeve se do prodhoje dhe energji elektrike dhe qe  vazhdon te haje parat e qytetareve dhe te mos kryej asnje funksion!

Apo e mbylle kete problem fute ne burg dy mjerane vartes te tut dhe nuk i ze me me goje!

Dil thuaju dhe per mbetjet urbane qe digjen sa andej kendej duke ndotur dhe helmuar qytetaret!

Dil thuaju edhe per taksat qe po ju rrit çdo dite!

Po per se te dalesh me pare ti, dhe çfare tu thuash, e ke gjetur zgjidhjen, duke u fshehur dhe duke vjedhur, duke mbushur bashkine me miltante hajdut, me kusherinj, miq dhe shok, me te dashura dhe te dashur dhe duke pritur te marresh zgjedhjet e radhes me blerje dhe me abuzime te turpshme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco