5 vite në Shqipëri pas studimeve, Alimehmeti tregon efektin e parë negativ të nismës së qeverisë

5 vite në Shqipëri pas studimeve, Alimehmeti tregon efektin e parë negativ të nismës së qeverisë

08:32, 10/08/2023
A+ Aa A-

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit”, në A2 CNN, deklaroi se nisma e qeverisë për të mbajtur studentët e mjekësisë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të specializimit, po i jep që tani efektet negative.

“Janë ulur me 40% aplikimet për regjistrime në Universitetin e Mjekësisë. Kjo është diçka që kishim shumë vite pa e parë, pasi mjekësia ka qenë dega më e kërkuar. Pritej të ndodhte pas asaj nisme që pati shumë debate dhe ne e kishim bërë të qartë që do t’ia kishim parë efektet. Më tej, pas regjistrimeve, do të shikojmë që niveli i personave të pranuar do të jetë edhe më i ulët në krahasim me vjet. Që do të thotë se po ulim nivelin e mjekëve të ardhshëm për shkak të këtij vendimi të pakonsultuar me grupet e interesit”, shprehet Alimehmeti.

Sipas tij, zgjidhjet do të ishin më të thjeshta dhe më të shpejta nëse qeveria do të kishte pyetur grupet e interesit.

Alimehmeti theksoi se çdo vit ka studentë që zgjedhin të studiojnë jashtë, por tani po shtyhen drejt largimit edhe ata që kanë ende shpresë se Shqipëria do të bëhet.

“Në shtator-tetor do të shikojmë një nivel më të ulët në performancën e studentëve. Do të kemi një efekt negativ që do ta vuajnë miliona shqiptarë nga një vendim i pakonsultuar nga një grup njerëzish”, u shpreh Alimehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco