Denoncimi/ Kumbaro mburret me plazhe publike, por pushon në hotele luksoze

Denoncimi/ Kumbaro mburret me plazhe publike, por pushon në hotele luksoze

23:09, 08/08/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushime në një hotel luksoz në Dhërmi. Një qytetar dërgon një foto te “JOQ” ku Kumbaro shfaqet me bashkëshortin në hotel dhe informon se nata aty kushton 250 euro.

Në mesazh, qytetari sjell në vëmendje deklaratat e Kumbaros për shtimin e plazheve publike në vend, ndërsa shton se si destinacion pushimesh zgjedh hotelet e shtrenjta.

“Isha kurioze të dija nga qeveria Rama, që si mundet ministrja e Turizmit dhe Mjedisit të kalojë 3 ditë në Dhërmi në hotel 250€ nata (hotel N.Beach Dhërmi). Mirela Kumbaro këtë fundjavë në Dhërmi bashkë me bashkëshortin e saj. Ndërkohë që na flasin për plazhe publike e bëjnë llogarinë e popullit. Po ministrja si i paguan ato shuma në këto hotele”, shkruhet në mesazh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco