Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Ylli Manjani: Inceneratorët, Erion Veliajt duhet të arrestohet

Ylli Manjani: Inceneratorët, Erion Veliajt duhet të arrestohet

19:44, 08/08/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Për shkaqe profesionale nuk jam e as mbështes arrestime për show.

Ligji bolshevik i arrestimeve nuk ndihmon por e shkatërron drejtësinë.

Pa asnjë dyshim është kështu. Dhe nuk do rresht së artikuluari këtë gjë.

Mirëpo nëse arrestohet Lefteri dy herë, Arbeni që s’ka lidhje direkte kërkohet të arrestohet familjarisht dhe një mori zyrtarësh janë harruar në paraburgim, për të njëjtat arsye dhe për barazi para ligjit, Erion Veliaj duhet të jetë nën arrest gjithashtu.

Minimalisht ka përvetësuar detyrat ligjore të Këshillit Bashkiak dhe të bashkive të tjera të qarkut Tiranë. Ka marrë vendim të shpenzojë 100 milionë Euro që nuk i ka patur në buxhetin e bashkisë.

Madje Erioni duke qenë në detyrë rrezikon seriozisht dëmtimin e hetimeve.

Ai i ka të gjitha mundësitë të fshehë prova dhe të dëmtojë hetimin, duke qenë aktiv në detyrë, duke administruar arkiva dhe interesa.

Shto këtu edhe manipulimin e përditshëm të opinionit publik.

Asnjë nga të arrestuarit e derisotëm nuk është më i rrezikshëm se Erion Veliaj.

E përsëris nëse duan ta zbatojnë praktikën e arrestimeve siç e zbatojnë për të tjerët, Erioni s’ka pse të bëjë përjashtim.

Përjashtimi i tij nga hetimi dhe arresti vendos nën akuzë drejtësinë për trajtim të pabarabartë.

Kaq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco