Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Lutfi Dervishi mbi rrugën e Arbrit: E larë me para lot pas loti, në kantiere vijon puna për 'inagurimin e parafundit'

Lutfi Dervishi mbi rrugën e Arbrit: E larë me para lot pas loti, në kantiere vijon puna për 'inagurimin e parafundit'

17:44, 08/08/2023
A+ Aa A-

Analisti Lutfi Dervishi, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin e tij social 'Facebook' në lidhje rrugën e Arbrit , e cila është inaguruar tre herë, dhe ende vazhdon puna, ndonëse janë lajmëruar dhe shtyrë disa herë afatet.

Dervishi kujton një artikull i cili daton në vitin 2014 me titullin: “Kina ndërton rrugën e Arbrit, Rama firmos: Punimet vitin tjetër. Basha: Puna nisi para 3 vitesh”

‘Siç duket, paska fatin e kalasë së Rozafes ku një mandat ndërtohet, një mandat bllokohet dhe një mandat inspektohet...”, shkruan Dervishi ndër të tjera.

Postimi i plotë:

‘’Megjithëse punimet në Rrugën e Arbrit kanë nisur 4 herë, megjithëse deri më tani është inaguruar (me lodra e gajde) tri herë, megjithëse janë dhënë mjaft afate për mbarimin e saj, megjithëse është larë me para lot pas loti, ende në kantieret vijon puna ditë e natë për... inagurimin e parafundit i cili vazhdon e vazhdon të mbetet i tillë.

Siç duket, paska fatin e kalasë së Rozafes ku një mandat ndërtohet, një mandat bllokohet dhe një mandat inspektohet...

P.S. Puna ka nisur më 2011, nuk e dimë sipas legjendës kur përfundon apo nëse SPAK do bëjë "kurban" ndonjë gërshërmbajtës shiriti.’’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco