VIDEO/ Kedhi: Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmeti, taksë për të mbushur buxhetin

16:56, 08/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur mbi vendimin e qeverisë që të sigurohen me detyrim të gjitha banesat si mbrojtje kundër tërmetit ishte eksperti i financave, Nikola Kedhi.

Kedhi është shprehur se ky vendim i qeverisë për sigurime të detyrueshme dëmton tregun dhe në fakt është më shumë një taksë për të mbushur buxhetin e shtetit.

"Shumica e qytetarëve do ta shikojnë si një taksë vendimin qeverisë për të siguruara me detyrim banesat në rast tërmetesh. Unë e shikoj si një taksë më tepër në kurrizin e taksapaguesve në një situatë jo të mirë ekonomike që po kalojnë.

Një fond kombëtar që më pas mund ti jepet dhe privatit dhe një nga përgjigjet më të mundshme është që qeveria të mbledh para pasi është në një krizë të madhe për shkak të korrupsion dhe keq-menaxhimit.

Ky projekt ligj ëhstë një çrregullim në treg, pasi shteti ndërhyn duke falimentuar bizneset private e kjo ka si qëllim për të mbledhur fondet e kjo të përdoret për shpenzime të ndryshme, e kjo është një filozofi e qeverive të majta në botë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco