Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

'Zvarritja e drejtësisë - milionat e inceneratorëve po zhduken në 'offshore' dhe xhepa ministrash'

'Zvarritja e drejtësisë - milionat e inceneratorëve po zhduken në 'offshore' dhe xhepa ministrash'

11:36, 08/08/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Vjedhja me inceneratorët vazhdon dhe nuk është ndalur!!! Zvarritja me qëllim e drejtësisë lejon mafien qeveritare të inceneratorëve që të firmosë dhe vjedhë akoma qindra miliona euro! Afera e inceneratorëve është tashmë një gropë septike korrupsioni, që qelb gjithmonë e më shumë erë.

Zvarritja e qëllimshme e drejtësisë përkundrejt veprimeve të shpejta e të menjëhershme po thellon në mënyrë skandaloze dëmin ekonomik dhe shtetëror. Rama me të gjithë bandën e inceneratorëve janë nëpër karrige, firmosin dhe prodhojnë dëme të reja të përditshme financiare.

Bashkitë vazhdojnë të paguajnë dhjetëra milionë euro nga buxhetet e tyre të varfra, bandës së inceneratorëve. Shpërdorimi financiar i tmerrshëm me inceneratorët vazhdon çdo çast.

Mafiozët, në sajë të qeverisë së inkriminuar kokë e këmbë vazhdojnë të marrin miliona euro çdo ditë ndonëse dokumentet që provojnë vjedhjen janë sheshit. Ndërkohë, “oktapodi” i inceneratorëve që shtrihet në shumë drejtime vazhdon dhe përfiton miliona euro nga tenderët, koncesionet në ujësjellësa, energjitikë, infrastrukturë, bujqësi, etj.

Kjo zvarritje me regji bën që shqiptarët të paguajnë dhe të vidhen për plehra që nuk trajtohen dhe për incenerator që nuk ekziston. Çdo dite zvarritjeje me qëllim nga ana e drejtësisë është “transfuzion” parash në damarët e mafies qeveritare dhe prestanomeve të saj. Çdo ditë miliona euro të inceneratorëve zhduken në lloj-lloj llogarish të fshehta, në offshore dhe xhepa ministrash.

Qeveria që prish lloj-lloj kontratash dhe përfundon në arbitrazh, vetëm kontratën e inceneratorëve nuk e prish, megjithëse faktet ulërijnë sepse është peng i saj.  Zvarritja po i shkakton një dëm të tmerrshëm funksionimit të shtetit, sepse ka tronditur çdo siguri që lidhet me funksionimin e qeverisjes. Kryeministri dhe qeveritaret e përfshirë në këtë aferë dhe që qëndrojnë në karrige janë prova se në Shqipëri qeveris antiligji dhe mafia dhe jo qeverisja që funksionon me ligj dhe lufton mafien.

Çdo qytetar është më i kërcënuar se kurrë nga një qeverisje e tillë, e cila është kapur prej fyti nga mafia dhe trafikantët. Asnjë qytetar nuk mund të këtë garanci për mbrojtjen e të drejtave, të pronës dhe të lirive të tij kur qeveria dhe mafia janë bërë njësh. Ndaj SPAK duhet të veprojë me shumë shpejtësi sepse mosveprimi me pasoja kaq katastrofike rëndon shumë edhe mbi te duke e bërë bashkëpërgjegjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco