PD, Balliu: Pasi mbushi xhepat e Abazit, drejtoresha e QSUT 'i dhuron' 380 mln lekë edhe Allmuçajt

11:19, 08/08/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka denoncuar sot abuzimin e radhës me fondet publike nga zyrtarët e lartë të administratës shtetërore, kësaj radhe nga drejtoresha e QSUT, Albana Fico.

Deklarata u bë nga Sekretari për Organizimin, z. Klevis Balliu, i cili bëri publike aferën e Ficos me një firmë pastrimi për një tender prej 380 milionë lekësh, nga i cili kanë dalë me fitim të dyja palët.

"Drejtoresha e QSUT, Albana Fico, - tha Balliu nga selia e PD, - pasi mbushi xhepat e Sadri Abazit me fonde të Shëndetësisë është rikthyer te duar të tjera ‘të ngrohta’ me të cilat ose ndan paratë, ose keqmenaxhon dhe bën rrush e kumbulla të ardhurat e sektorit dhe të taksapaguesve shqiptarë.

Për prapaskenat e aferave të tenderave dhe fondeve në QSUT, Fico ka thirrur firmën “Pastrime Silvio” shpak, të Fiqiri Allmuçajt. Bëhet fjalë për 380 milion lekë për të fshirë oborret e QSUT. Tenderi me objekt “Shërbim pastrimi i ambienteve të jashtme”, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i është dhuruar firmës së Allmuçajt.

Themi dhuruar, sepse 7 kompani jane skualifikuar nga kjo garë vetëm që fituesi të jetë Pastrime Silvio Sh.p.k, madje ndër to edhe oferta më të ulëta. Kjo shkelje fryn xhepin e Ficos dhe të Fiqos, por firon xhepat e qytetarëve, dhe eshte nje shembull i paster i asaj se kur vidhet në krye të vendit reaksioni zinxhir i hajdutërisë shkon, deri te pastrueset. 

Sipas raportimeve mediatike, Fiqiri Allmuça, ka qenë i proceduar penalisht për konsumimin e veprës penale te “shkeljes se rregullave te mbrojtjes ne pune” në vitin 2008, kur 2 punëtorë te firmës së tij u plagosën teksa po pastronin xhamat e një banke në Tiranë.

Kompania Pastrime Silvio, ka marrë rreth 4 milionë euro tendera të dyshimtë në mungesë konkurrence në 3 vite. Kështu, edhe pse KPP ka kapur shumë herë në shkelje tenderat që fitohen nga kjo kompani, Fico nuk merr parasysh rekordet, por ka kriterere të tjera vlerësimi.

Abuzimet me fondet e shendetsisë janë aty-aty me incineratorët, për nga vlerat monetare të përfituara në kurriz të qytetarëve. Ato janë nje kërcënim direkt për jetën e publikut, me një qeveri që nuk do t’ja dijë për shëndetin e qytetarëve, por vlerëson çka duket jashtë e çka vidhet brenda. Ndërkohë, në spitale nuk ka aparatura për operacionet bazike, mjekët dhe infermieret largohen, sepse puna e tyre është e papërballueshme me rrogat dhe me gjendjen aktuale të shëndetësisë; kontratat dhe tenderat i marrin darovitësit dhe miqtë e qeveritarëve dhe drejtorëve, e me radhë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco