Sigurimi i detyrueshëm për banesat në raste tërmeti, Manjani: Ky është një ligj komunist që duhet neveritur

Sigurimi i detyrueshëm për banesat në raste tërmeti, Manjani: Ky është një ligj komunist që duhet neveritur

10:35, 08/08/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani/

E pranoj kulturën e sigurimit. Në kushtet e tregut të lirë mbrojtja nga rrisqet bëhet domosdoshmëri. Askush nuk të ka borxh të të zëvendësojë shtëpinë kur ta dëmton tërmeti apo djeg zjarri. As të të japë lekë sëmuresh.

Ndaj unë e pranoj kulturën e sigurimit. Por kulturën ama, jo diktatin.

Sigurimi i detyrueshëm i banesave është dhunë. Nuk ka asnjë lidhje me tregun e lirë. Me këtë ligj qeveria nga njëra anë merr me dhunë para shtesë nga buxhetet e familjeve, nga ana tjetër shtetëzon tregun e sigurimeve.

Masë e pastër komuniste!

Masë e cila në thelb pason sjelljen edhe me komuniste ku shteti shpërndan shtëpi, me paratë e buxhetit.

E vërteta është që kultura e sigurimit të banesave është e ulët. Edhe kultura e sigurimit të shëndetit thuasje njësoj.

Por këtë kulturë e bashkë me të edhe tregun e kanë shkatërruar ndërhyrjet arbitrare dhe anti-treg të qeverisë. Tregu privat i sigurimeve është shumë herë më i sigurtë sesa sigurimi me detyrim. Shihni kolapsin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore që janë me detyrim. Tregu pivat është domosdoshmëri, është konkurrencë, është zhvillim.

Por ky treg ka nevojë për kulturën publike.

Se ska sesi të zhvillohet kultura dhe tregu i sigurimeve private kur qeveria jep lekë për spital dhe lekë për shtëpi.

Qeveria menaxhon emergjencën, por nuk u gjen njerëzve shtëpi. As u jep para për trajtime shëndetësore.

Nëse qeveria e mbyll këtë shteg, njerëzit privatisht do t'u drejtohen sigurimeve private. Po nëse qeveria ndërhyn në treg, duke i siguruar njerëzit se di u japë para kjo gjë nuk ndodh.

Tani ka ardhur pika që qeveria ska më para për të shpërndarë, gjasme në emër të tërmetit, por për qoka elektorale. (Në dy palë zgjedhjet e fundit u shpërndanë masivisht para tërmeti). Ndaj shpiket sigurimi me detyrim. Pra synohet krijimi i një buxheti alternativ që të mund të përdoret, gjithashtu për qoka politike, por me formulën "qe lala durt".

Shkurt, sigurimi i detyrueshem është ndërhyrje e dhunshme në treg; shkel parimin e barazisë para ligjit; legjitimon ndërhyrjen politike të qeverisë në tregun e lirë; shkatërron përfundimisht kulturën e sigurimit në tregun privat; dëmton parimin e konkurrencës dhe të ekonomisë së lirë; vendos detyrime esktra fiskale për shërbime që nuk i përfitojmë, ose të paktën jo të gjithë njësoj; shpall banesën e çdo shqiptari si rrezik, pavarësisht se rreziku mund të jetë shumë i ulët, etj, etj.

Ky është një ligj komunist që duhet neveritur.

Meqë jemi në konsultë publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco