Vrasja në Vlorë/ Salianji: Ligji nuk ekziston për banditët e lidhur me Partinë Socialiste

Vrasja në Vlorë/ Salianji: Ligji nuk ekziston për banditët e lidhur me Partinë Socialiste

09:21, 08/08/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar vrasjen e djeshme ne Vlorë të një 55 - vjeçari nga djali i anëtares së KLP.

“Qeveria që instalohet me votat e krimit pjell vetëm krim!”, shkruan Salianji.

“Ligji nuk ekziston për banditët e lidhur me pushtetin. Vrasja në Vlorë provon edhe njëherë që thuajse në çdo ngjarje të kronikës së zezë janë të përfshirë funksionarë të larte të lidhur me Partine Socialiste!”, vijon postimi i tij.

Postimi i plotë:

Ligji nuk ekziston për banditët e lidhur me pushtetin, vrasja në Vlorë provon edhe njëherë që thuajse në çdo ngjarje të kronikës së zezë janë të përfshirë funksionarë të larte të lidhur me Partine Socialiste!

Këta emërojnë dhe ndikojnë në drejtësi, këta vendosin gjoba në emër të pushtetit, këta emërojnë drejtuesit e institucioneve në administratë, këta vendosin se kush lejohet të pasurohet me pasuritë publike, këta japin liçensat dhe lejet për të bërë biznes, ky soj ka përzënë qytetarèt nga Shqipëria!

Qeveria që instalohet me votat e krimit pjell vetëm krim!

Duhet dhe do ti ndalim!

Fjala 1 vit më parë në parlament ku parashtroja pikërisht këto që po ndodhin sot!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco