Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Eksodi i 8 gushtit 1991, mijëra shqiptarë u nisën drejt Italisë me anijen 'Vlora'

Eksodi i 8 gushtit 1991, mijëra shqiptarë u nisën drejt Italisë me anijen 'Vlora'

07:46, 08/08/2023
A+ Aa A-

Më 8 gusht 1991, mijëra shqiptarë u nisën nga porti i Durrësit drejt Barit me anijen e mallrave “Vlora”.

Me gremisjen e diktaturës, të motivuar nga liria e rifituar, bashkëatdhetarët u drejtuan në kërkim të botës së ëndërruar prej kuadrit të ekranit të televizorit, për të siguruar mirëqënien e munguar. Ikjet qenë të përmasave tejet të mëdha, aq sa kjo ndodhi u konsiderua si analoge me eksodin biblik, kujton Drejtoria e Arkivave.

Bordi i anijes ishte i tejmbushur me burra, gra dhe fëmijë që prisnin për fatin e tyre midis dy brigjeve të Detit Adriatik. Njerëzit vareshin ku të mundeshin, deri tek shtiza e flamurit.

Për shumicën, qëndrimi atje nuk zgjati shumë. Brenda dy javësh u riatdhesuan rreth 17,400 shtetas shqiptarë, ndërsa në Itali mbetën rreth 1.500 që kishin kërkuar strehim politik.
Bashkëlidhur, dokumenti me informacion lidhur me situatën e tensionuar të krijuar në bregdetin e Vlorës, kryesisht në portin e Vlorës, të Rradhimës dhe Portit të ri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco