‘Vera e ideve’/ Berisha prezanton projektin e Brain Gain dhe Ekselencës së PD-së

‘Vera e ideve’/ Berisha prezanton projektin e Brain Gain dhe Ekselencës së PD-së

17:38, 07/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme projektin e ri të departamentit ‘Brain Gain’ dhe Ekselencës së PD-së.

Berisha shkruan se, ‘Partia Demokratike, në traditën e saj më të mire të viteve 2005-2013, e ka ngritur këtë departament si përgjigje ndaj brain drain (ikjes së trurit) gjatë qeverisjes së Edi Ramës, dhe nevojës që në Shqipëri të rrinë dhe të kthehen më të mirët. Regjimi i Ramës është një kakistokraci, sundimi i më të këqijve’.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq,

Departamentit Brain Gain dhe Ekselenca i Partisë Demokratike, përgjatë gushtit punon dhe paraqet projektin ‘Vera e ideve’. Përveç takimeve do të publikohen një seri esse-sh dhe podcast-esh mbi tema të rëndësishme politike dhe ekonomike.

Partia Demokratike, në traditën e saj më të mire të viteve 2005-2013, e ka ngritur këtë departament si përgjigje ndaj brain drain (ikjes së trurit) gjatë qeverisjes së Edi Ramës, dhe nevojës që në Shqipëri të rrinë dhe të kthehen më të mirët. Regjimi i Ramës është një kakistokraci, sundimi i më të këqijve.

Ne do ta korrigjojmë këtë politikë shkatërrimtare të shpopullimit, shkombëtarizimit dhe zbrazjes së vendit sapo PD të vijë në pushtet.

Më poshtë do gjeni kalendarin e punës së Departamentit Brain Gain dhe Ekselenca. #sb

KALENDARI

1 gusht  - esse nga Aurora Barçi

‘Strategjia për të kthyer potencialin e Diasporës Shqiptare në favor të zhvillimit të Shqipërisë’

2  gusht - Podcast nga Gerti Toku/Klea Duçka/Gledi Muhametaj: I ftuar Florion Mima

‘Taksa e Sheshtë dhe Taksa Progresive: Avantazhet dhe disavantazhet e secilës taksë dhe cila është më e dobishme për tu zbatuar në Shqipëri’

3 gusht - Takim me kryetarin e Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi në kuadër të ‘Laboratorit të Sukseseve’ (do dhurohen fotografi për Bashkinë, libra për bibliotekën e qytetit dhe do të flitet për nevojat e Bashkisë, dhe si mund të ndihmojë Departamenti i Brain Gain dhe Ekselenca)

4 gusht - esse nga Klea Duçka

‘Rikthimi i taksës së sheshtë si alternativë për rivitalizimin e ekonomisë shqiptare’

7 gusht – esse nga Gerti Toku

‘Projektligj mbi mbështetjen e biznesit të vogël’

10 gusht - esse nga Xhuljana Dreshaj

‘Turizmi në Shqipëri: Përballja mes një parajse të fshehur dhe sfidave të zhvillimit’

12 gusht - Podcast nga Ted Kopliku/Andi Mustafaj: i ftuar Artan Fuga

‘Si mund të ekzistojë opozita në një autokraci moderne?’

13 gusht - esse nga Tedi Kopliku

16 gusht - esse nga Andi Mustafaj

‘Plani Kombëtar për funksionet publike jetike të kërcënuara nga shpopullimi’

19 gusht - esse nga Gledi Muhametaj

22 gusht - Podcast nga Aurora Barçi/Besa Manaj

‘Sa e përgatitur është Shqipëria për modelin e Ekonomisë Qarkulluese?’

24 gusht - esse nga Neada Stana

26 gusht - Takim me deputeten shqiptare në Parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj në kuadër të projektit ‘Rrjeti i ambasadorëve’

27 gusht - esse nga Besa Manaj

30 gusht - esse nga Andi Mustafaj

‘Thyerja e ciklit të nënshtrimit të nëpunësit publik shqiptar’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco