VIDEO/ Malltezi: Artur Metani firmëtari i inceneratorëve sot është inspektori i drejtësisë

17:01, 07/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV për të folur mbi mega-aferën e inceneratorëve dhe lidhjet që inspektori i drejtësisë, Artur Metani me vjedhjen ishte anëtari i këshillit kombëtar dhe eksperti i mjedisit, Jamarbëll Malltezi.

Malltezi është shprehur se Veliaj kishte kërkuar me insistim ngritjen e inceneratorit të Tiranës dhe se sot inspektori i drejtësisë, metani ka firmosur ngritjen e tyre duke nxjerr nga buxheti i shtetit 430 milionë euro

Afera e inceneratorëve është një mega-aferë korruptive me qindra milionë euro ku deri tani janë marrë mbi 110 milionë euro dhe nuk kemi asnjë incenerator funksional. SPAK është në drejtimin e duhur sa i përket inceneratorit të Tiranës por është e vonuar.

Kur ke një afere korruptive nuk mund të fshihesh pas gishtit se na hedhin në arbitrazh, janë të njëjtë personazhe që po vjedhin me inceneratorët por e veçanta ishte se Veliaj kishte kërkuar 5 herë që të ngriheshin këto inceneratorë dhe që j anë mohuar nga mediat që paguhen nga paratë e inceneratorëve.

Velaij duke u futur në insistim 5 herë rresht që të ngrihej një incenerator në Tiranë kjo tregon një vullnet shumë të madh, me të drejtë SAPK po merret me Ahmetajn se ka marrë para nga inceneratorët dhe po e heton për pastrim parash për 500 mijë euro por në të vërtetë janë 430 milionë euro që mungojnë në buxhetin  shtetit. Personi që ishte i përfshirë në 4 elementë penal me inceneratorët, Artur Metani sot është bërë kontrolluesi i drejtësisë.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco