SYRI TV/ PD denoncon vjedhjen e të dhënave të TIMS, Noka: Rama dhe Balla janë autorët

15:41, 07/08/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Taulant Balla se janë autorët e vërtetë të vjedhjes të të dhënëve të sistemit TIMS. Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Flamur Noka denoncoi faktin se këto të dhëna janë eksportuar në Qipro, ndërsa shtoi se vjedhja e tyre bëhet me qëllim e fshehjes së lidhje të zyrtarëve socialist me botën e krimit.

SYRI TV

Partia Demokratike denoncoi vjedhjen e  të dhënave të sistemit TIMS, duke akzuar kryeministrin Edi Rama dhe Minsitrin e Brendshëm Taulant Balla si urdhëruesit e këtij veprimi të jashtë ligjshëm. Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Flamur Noka deklaroi se në fillim të muajit gusht drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit I ka përvetësuar këto të dhëna, si dhe shtoi se i ka eksportuar në Qipro.

Sipas Nokës vjedhja e të dhënave është bërë me qëllim e fshehjes së udhëtimeve të zyrtarëve të lartë socialist me persona me rekorde kriminale.

Flamur Noka u shpreh se ky vendim i rrezikon sigurinë e vendit, të rajonit dhe të Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco