SYRI TV/ Aludimet për kullën pas Pallatit të Kulturës, Shkëlzen Berisha sfidon Kryeministrin Rama

SYRI TV/ Aludimet për kullën pas Pallatit të Kulturës, Shkëlzen Berisha sfidon Kryeministrin Rama

14:41, 07/08/2023
A+ Aa A-

Shkëlzen Berisha ka hedhur poshtë insinuatat e mediave të kontrolluara nga qeveria si dhe të ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe njerëzve afër tij, të cilet aludojnë se është një nga pronarët e kullës që i është dhënë leja për tu ndërtuar mbrapa Pallatit të Kulturës. Shkëlzen Berisha ka sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama që të revokojë lejën e ndërtimit, ose të pranojë në heshtje se pas saj, njëlloj si për qindra leje të tjera, janë pazaret që ai firmos, siç ka bërë me vjedhjen e taksave të qytetarëve nëpërmjet aferës së inceneratorëve.

SYRI TV

Shkëlzen Berisha ka hedhur poshtë insinuatat e mediave të kontrolluara nga qeveria si dhe nga ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe njerëz afër tij, të cilët aludojnë se është një nga pronarët e kullës që i është dhënë leja për tu ndërtuar mbrapa Pallatit të Kulturës. Në një reagim në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha ka sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama që të revokojë lejën e ndërtimit, ose të pranojë në heshtje se pas saj, njëlloj si për qindra leje të tjera, janë pazaret që ai firmos, siç ka bërë me vjedhjen e taksave të qytetarëve nëpërmjet aferës së inceneratorëve.

"Revokoje lejen, ose haje me “nder”!

Dje dhe sot media të sponsorizuara me tendera dhe para inceneratorësh si dhe të njohura gjerësisht në opinion si tualete mediatike që shpërndajnë me porosi nenproduktet Rama - Veliaj më kanë vënë në qendër të “sulmeve” sepse bash padronët e tyre (Rama & Veliaj) gjoja me paskan bërë dhuratë një kullë 125 m të lartë në qendër të Tiranës!

Në lojë kanë futur dhe “jaranin” e Ballës të cilin e ngrijnë dhe e shkrijnë sa herë u duhet për të filluar beteja imagjinare!

Në fakt ana më qesharake e strategjisë nuk është shpifja ndaj personit tim por sulmi që në vend të Ramës që ka firmosur e dhënë lejen bëhet ndaj meje, si gjoja “përfituesi” i saj!

Mjafton të shikosh kush e shet gjellën për të kuptuar kush e ka gatuar!

Gjatë gjithe këtyre viteve e vetmja gjë që Shkelzen Berisha ka “përfituar” nga Rama - Veliaj dhe zagarët e tyre politikë e mediatikë janë shpifjet dhe kallëzimet e rreme!

Sidoqoftë për t’i dhënë një përgjigje kujtdo që ka ngelur ne grepin e shpifjes së radhës po i bej një sfidë publike Edi Ramës që të revokojë lejen e ndërtimit, ose të pranojë në heshtje se pas saj njëlloj si për qindra leje të tjera janë pazaret që ai firmos paf paf paf e fap fap fap bash si për vjedhjen e inceneratorëve!

Sigurisht që ai nuk do bëjë asgjë, pasi në thelb gjithë zhurma e shpifjes nuk ka për qëllim prishjen e pazareve të Ramës, por largimin e vemendjes nga skandali i inceneratorëve për të cilin ai dhe Veliaj në ndryshim nga skandali i Kullës, rrezikojnë burgun! Sidoqoftë sfida mbetet e hapur … revoko lejen ose haje me “nder”!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco