Parcelë droge në repartin Komando, Blushi: Niko Pleshi të japë dorëheqjen

Parcelë droge në repartin Komando, Blushi: Niko Pleshi të japë dorëheqjen

14:24, 07/08/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërkoi doreheqjen e ministrit te Mbrojtjes Niko Peleshi pas skandalit te kanabisit ne repartin e triupave komando ne Zall Herr te Tiranes.

"Vendosja dhe përdorimi i bazave të sigurisë së lartë të Forcave të Armatosura në funksion të kultivimit dhe trafikut ndërkombëtar të drogës është një ngjarje shumë e rëndë, me pasoja tepër serioze për sigurinë kombëtare dhe jo vetëm, që duhet të kishte ngritur në këmbë të gjithë shtetin.

Kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por është vijim i përdorimit konstant të bazave dhe kapaciteteve të ushtrisë shqiptare në funksion të trafikut të drogës, nga aerodromet, fikja e radarëve e deri tek përfshirja direkte e drejtuesve më të lartë të ushtrisë në këtë trafik.

Tanimë është fakt se Shqipëria është i vetmi vend në historinë e NATO-s ku në bazat ushtarake kultivohet drogë, një skandal që nuk mund të ndodhte pa dijeninë e Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, të përfshirë në këtë aferë.

Është kjo arsyeja pse kultivimi i drogës në bazën e sigurisë së lartë në Zall-Herr të Tiranës nuk “guxohej” të zbulohej nga Policia e Taulant Ballës, por u denoncua dhe u kap nga shërbimet partnere të inteligjencës dhe sigurisë, të cilat i falenderoj në emër të Partisë së Lirisë për angazhimin e tyre konstant në luftën kundër trafikut të drogës në Shqipëri.

Nëse nuk do të ndodhte ndërhyrja e tyre, ushtarët e Niko Peleshit dhe policët e Taulant Ballës do të vazhdonin të ujisnin dhe të ruanin kanabisin, për ta trafikuar më pas jashtë vendit.

Faktet e dala së fundmi në dritë bëjnë me dije se kultivimi i kanabisit në Zall-Herr ka qenë i mirëorganizuar, aq sa ushtarakët dhe komandantët e përfshirë në këtë skandal ishin kujdesur për të furnizuar në çdo kohë me ujë parcelat e drogës.

Shndërrimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë në narko-ushtri, sikur të ishin pjesë e forcave talebane dhe jo anëtare të NATO-s është një skandal i rëndë që implikon thellë dhe me përgjegjësi shumë të rëndë, Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili edhe më herët në detyrën e Ministrit të Bujqësisë është akuzuar për parcelat e kanabisit dhe lidhjet shumë të afërta dhe të forta me drejtuesit kryesorë të bandave që drejtojnë trafikun e drogës në Qarkun e Korçës.

Zbulimi nga shërbimet partnere të sigurisë të këtij skandali të turpshëm në historinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë tregon gjithashtu dështimin flagrant edhe të Shtabit të Përgjithshëm, Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe Policisë Ushtarake, çka provon se kultivimi i drogës në bazën më elitare ushtarake ishte një porosi që “vinte nga lart”.

Zbulimi se repartet tona ushtarake, si në rastin e repartit të sigurisë së lartë në Zall-Herr, janë shndërruar në baza droge është një tjetër provë e shndërrimit të Shqipërisë në narko-shtet dhe protektorat droge nga Edi Rama, me paratë e të cilave ai ble zgjedhjet.

Kjo ngjarje shumë e rëndë që nxin imazhin e Shqipërisë dhe të Forcave tona të Armatosura, pjesë e NATO-s, kërkon urgjentisht mbajtjen e përgjegjësisë morale, politike dhe ligjore, ndaj apelojmë me forcë dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili nuk mund të shfajësohet për këtë skandal kaq të rëndë me “dy rreshta justifikim në Facebook” por duhet të japë sa më parë sqarime para drejtësisë", deklaroi Tedi Blushi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco