‘Si ushtri e talebanëve’, PD: Narkoshteti i Ramës edhe me narko-ushtri, Peleshi të japë dorëheqjen

‘Si ushtri e talebanëve’, PD: Narkoshteti i Ramës edhe me narko-ushtri, Peleshi të japë dorëheqjen

20:54, 05/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një deklaratë të PD ne faqen e tij në facebook pas zbulimit të kanabisit në repartin e sigurisë së lartë të Ushtrisë në Zall Herr.

“Burime zyrtare bëjnë të ditur se në repartin ushtarak më të ruajtur të të gjithë ushtrisë shqiptare në territorin strikt të mbrojtur të repartit të trupave elitë të ushtrisë tonë, në Zall Herr janë gjetur plantacione me qindra e qindra rrënjë kanabis”, thuhet ne deklaratën e PD publikuar nga kreu i kësaj force politike.

“Ky skandal, vijon deklarata, dëshmon tragjikisht shndërrimin e ushtrisë në narkoshtet të Edi Ramës që është dhe narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në narko-ushtri sikur të ishte ushtri e talebanëve dhe jo ushtri e një vendi anëtar të NATO-s”.

Postimi i plotë:

Deklaratë e Partisë Demokratike

Ushtria e narkoshtetit të Edi Ramës, narko-ushtri.

Në repartin e trupave speciale të Zall Herrit gjenden plantacione me qindra të Kanabis Sativa.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në repartin ushtarak më të ruajtur të të gjithë ushtrisë shqiptare në territorin strikt të mbrojtur të repartit të trupave elitë të ushtrisë tonë, në Zall Herr janë gjetur plantacione me qindra e qindra rrënjë kanabis.

Partia Demokratike deklaron se ky skandal i turpshëm i pashembullt në historinë e ushtrisë shqiptare, ushtri njëkohësisht e Aleancës së Atlantikut të Veriut implikon thellë dhe me përgjegjësi të rëndë narkoministrin Pejleshi i cili është akuzuar për parcela kanabisi gjatë periudhës që ka qenë ministër bujqësie, shtabin e përgjithshëm, zbulimin, policinë ushtarake shërbimet inteligjente të ushtrisë dhe komandën e repartit të trupave speciale të Zall Herrit. Ky skandal dëshmon tragjikisht shndërrimin e ushtrisë në narkosht të Edi Ramës që është dhe narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në narko-ushtri sikur të ishte ushtri e talebanëve dhe jo ushtri e një vendi anëtar të NATO-s.

Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe këtë skandal të turpshëm për ushtrinë, por dhe shtetin shqiptar dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit kanabisit Peleshi si dhe vendosjen para ligjit të gjithë përgjegjësve të këtij akti të turpshëm dhe kriminal të shëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco