Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Afera Rama-McGonigal/ Nesho: Dosja e Ramës nuk mbyllet kurrë, SPAK të nisë hetimet

17:14, 05/08/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, diplomati Agim Nesho ishte i ftuar në SYRI TV, për të komentuar lajmet se çështja e Charles McGonigal mund të zgjidhet pa gjyq. Sipas CNN, McGonigal do të pranojë fajësinë.

“Ajo që na intereson ne është se avokatët e McGonigal kërkojnë që të bëjnë një marrëveshje për të bërë gjyq të shkurtuar.

Duke u bërë gjyqi i shkurtuar, vetë McGonigal pranon akuzën. Por mënyra se si negociohet është se sa do dënohet dhe cilat akuza do shikohen si prioritare,” tha Nesho.

“Ngjarjet dhe faktet, personazhet që janë futur në këtë çështje si Edi Rama, nuk mbyllen kurrë për arsye se SHBA ka të drejtën e informimit, aq më tepër se Kongresi i SHBA ka deklaruar se kjo çështje do të shkojë deri në fund,” theksoi Nesho.

“Prokurori federal ka ngritur akuzën dhe tani mbrojtja pranon që këto gjëra janë të vërteta. Prandaj kjo është një çështje në dobi të proceseve demokratike në Shqipëri, pasi nuk ka ndodhur që një kryeministër shqiptar të citohet 14 herë në aktakuzën federale,” tha Nesho.

Sipas tij, SPAK duhet të fillojë çështjen ndaj kryeministrit shqiptar dhe individëve të lidhur me McGonigal.

“Nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur ndonjëherë një skandal i përmasave të tilla në SHBA,” tha Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco