Abilekaj: Media është në ditët më të errëta, lajmet i prodhon qeveria, mediat vetëm i transmetojnë

20:57, 04/08/2023
A+ Aa A-

 Duke folur në ‘Piranj Cast’ me aktorin Florjan Binaj në SYRI TV, gazetari Enton Abilekaj, ka theksuar se media sot ndodhet në ditët e saj më të errëta në 30-të vite.

Abilekaj theksoi faktin se, sot është qeveria që i prodhon lajmet, dhe media bën vetëm transmetuesin, përkundër një peruidhe kur binomi Rama-Meta nga vitet ‘2000 i kontrollonin mediat.

Bidesa e Abilekajt me Florian Binaj në ‘Piranj Cast’:

“Kemi pasur një periudhë të errët të medias, kur ishtë binomi Rama – Metam ajo është tamam mesjeta e medias dhe gazetarisë, pas një periudhe të artë, ajo ishte kulmi i rënies. E kam denoncuar njëherë në një takim të OSBE-së këtë me të gjithë gazetarët dhe jam paralajmëruar për pushim nga puna.

Atëhere ishte totalisht e kapur gjithçka, ishin shumë-shumë pak gazetarë, se media s’kishte anjë, që mund të flisnin, por s’kishin ku të flisnin.

Këtë e theu vetëm katarsisi i Fatos Nanos që e gjeti hapsirën. Dhe pastaj patëm periudhën e Nanos që ishte gjysëm klienteliste, që nuk tentoi t’i blinte të gjithë. Pastaj erdhi periudha e Berishës që tentoi me të dyja mjetet, edhe me shkopin edhe me karrotën, pra nuk ishtë më vetëm Berisha i parë, nuk kishte vetëm shkopin, por mori edhe një çikë nga karrota e socialistëve. Gjoba ndaj Top Channel nëse e ju kujtohet. Por ajo prap ka qenë një periudhë kur qeveria ishte e distancuar nga media. Domethënë qeveria nuk merrte pjesë në media, nuk ishte autore. Sot është periudha më e keqe që kemi patur në këto 32 vjet.

Sot lajmet i prodhon qeveria, mediat janë thjeshtë transmetuesit. Atëhere qeveria i kontrollonte mediat dhe mediat prodhonin lajme për qeverinë. Tani qeveria prodhon lajmet, mediat vetëm transmetojnë çfarë prodhohet dhe jo vetëm kaq, por kemi edhe studiot televizive të kontrolluara, të debateve, kemi gjithçka të kontrolluar, nuk ka më asnjë hapsirë. Nëse deri para pak kohësh kontrolloheshin edicionet e lajmeve, qytetarët shihnin emisionet me debat për të marrë vesh informacione që nuk dalin në lajme. Tani nuk ka më as aty informacion, edhe studio e emisioneve janë të kontrolluara, rrallë mund të gjesh të ftuar që nuk janë të aprovuar nga qeveria.”- tha Abilekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco