Këlliçi publikon videon e dy ‘bosëve’ të inceneratorëve: Miqtë e Veliaj dhe të panjohurit e Ramës festojnë për paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve

Këlliçi publikon videon e dy ‘bosëve’ të inceneratorëve: Miqtë e Veliaj dhe të panjohurit e Ramës festojnë për paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve

17:08, 04/08/2023
A+ Aa A-

Vetëm pak ditë më parë, ish kandidati për kryetar bashkie Tiranë, Belind Këlliçi, pas sekuestrimit të indeneratorit, paralajmëroi ngritjen e një grupi ekspertize për aferat e inceneratorëve, paralajmërim që shumë prej mediave qeveritare e konsideruan qesharak.

Ndërkohë, duket se nga sot, Këlliçi ka startuar ne dokumentimin e fakteve mbi aferat korruptive të inceneratorëve.

Me anë të një videoje të ndarë në rrjetin social Facebook, Këlliçi dokumenton se si dy shokët e ngushtë të Veliajt, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri festojnë vjedhjen e 80.000 eurove në ditë tek Inceneratori i Tiranës, me muzik në sfond, teksa në kokë mbajnë kordelen e Mickey Mouse.

‘’Veliaj me të vërtetë rrëmbeu me paratë e korrupsionit mandatin e 3 në krye të Bashkisë Tiranë, por gjurmët që ka lënë nuk i fshin dot as koha dhe as presioni i tij ndaj drejtësisë’’, shkruan Këlliçi ndër tëq tjera.

Postimi i plotë:

Ja se si dy zemrat, dy shokët e Veliajt dhe dy të panjohurit e Ramës, të cilëve pa i njohur hiç, ai u firmoste bonusin 8% fap e fap (Zoto e Mërtiri), festonin vjedhjen e 80.000 eurove në ditë tek Inceneratori i Tiranës.

Për të gjithë ata që menduan dhe sponsorizuan fort që afera e shekullit të mbyllej me arratinë e Ahmetajt, i garantoj që e kanë shumë gabim!
Aferës së inceneratorëve do i shkohet deri në fund e mbi të gjitha, inceneratorit të Tiranës do t’i dalin pronarët e vërtetë, që tashmë të gjithë e dinë që janë Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Veliaj me të vërtetë rrëmbeu me paratë e korrupsionit mandatin e 3 në krye të Bashkisë Tiranë, por gjurmët që ka lënë nuk i fshin dot as koha dhe as presioni i tij ndaj drejtësisë.
Do ta çojmë përpara këtë çështje, dhe në ditët në vijim do të sjellim për publikun plot fakte të reja.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco