Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

SYRI TV/ Berisha: Pas inceneratorit, fshihet Rama e Veliaj! Do siguronin 680 mln euro fitime

15:22, 04/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se opozita mbështet hetimet dhe sekuestimin e Inceneratorit të Tiranës, por sipas tij ky sekuestrim është i vonuar duke i kushtuar xhepave të qytetarëve 40 milionë euro. Sipas Berishës, janë qeveria dhe institucionet e tjera i fshehën prokurorisë pronarët e vërtetë duke shënuar kështu një krim të rëndë me vonesat e sekuestrimit. “Edi Rama, Erion Veliaj e kushdo që kanë fshehur këta pronarë de juro kanë bërë krim të rëndë për të fshehur pronarët e vërtëtë që janë vetë ata”-deklaroi Berisha.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi mbështetjen e opozitës ndaj SPAK për hetimet dhe sekuestrimin e djegësit të Tiranës, edhe pse sipas tij ky veprim është i vonuar. Në konferencën e përjavshme me gazetarët Berisha deklaroi se vonesa e sekuestrimit të inceneratorit është krim që u ka kushtuar qytetarëve 40 mln euro.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe kryeashkiakun Veliaj se fshehën me letra pronarët e vërtetë të inceneratorëve, duke kryer vepër të rëndë penale.

Sipas kryedemokratit, pronari real i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj i cili do të siguronte 680 mln euro fitime përmes skemës korruptive.

Lideri i opozitës hodhi akuza se kryeministra Rama ka zhvilluar takime të fshehta prokurorët e çështjes së incenetorëve. Sipas tij, kreu i bashkisë Erion Veliaj ka premtuar se do të ndërpriste pagesat para zgjedhjeve por nuk e bëri.

Me kritika Berisha u shpreh edhe për Prokurorinë e cila sipas tj akuzon Arben Ahmetajn për firmën, por nuk heton përgjegjësit kryesor të aferës që sipas tij i janë Edi Rama, Erion Veliaj, Ëngjëll Agaçi dhe Artur Metani.

Gjatë konferencës me gazetarët,  kryedemokrati komentoi edhe spekulimet se mund të ndryshojnë emrin e partisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco