Djegësat/ Berisha: Rama është takuar me prokurorët, Veliaj tha se do ndërpriste pagesat, por nuk e bëri

Djegësat/ Berisha: Rama është takuar me prokurorët, Veliaj tha se do ndërpriste pagesat, por nuk e bëri

12:52, 04/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot se në lidhje me aferën e djegësave, ka pasur takime të papranueshme me prokurorët e çështjes.

"Jashtë kësaj analize unë dua të informoj qytetaret se:

Erion Veliaj, 15 dite para zgjedhjeve ka deklaruar se pas zgjedhjeve unë do ndërpres pagesat per inceneratorin. Por ai këtë nuk e bëri sepse duket fshehtas arriti marrëveshjen që ato të mund të vazhdojnë.

Së dyti, këto kohet e fundit ka pasur presione të papranueshme dhe takime shumë të dyshimta dhe të papranueshme midis prokurorisë dhe personave që janë pronar de fakto të djegësave ndër të cilët mundet dhe vetë Edi Rama.

Duke përfunduar më duhet të them se shpallja e Zotos dhe Mërtirit si pronarë de fakto dhe akuza për Arben Ahmetajn për firmën në vendimin e qeverisë për të dhënë bonusin prej tetë pikesh ngjet me një përpjekje të qartë për të shmangur ngritjen e akuzës për organizatë kriminale për vjedhjen e shekullit dhe për të përjashtuar nga hetimi përgjegjësit dhe pronaret e vërtetë kryesorë të djegësit të Tiranës," tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco