Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së

Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së

10:02, 04/08/2023
A+ Aa A-

Këtë të premte, Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Ashtu siç edhe është bërë e ditur nga e djathta, mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00 të pasdites.

Vendimi për thërritjen e Këshillit Kombëtar mor në mbledhjen e Kryesisë, e cila u mbajt të martën e 1 gushtit.

Kryesia vendosi nisjen e procesit të analizës së saj të brendshme, ku u miratuan drejtimet dhe modalitetet që do të ndiqen.

Ndërkohë, dokumentet përkatëse pritet të miratohen sot në Këshillin Kombëtar.

Kujtojmë se kjo u paralajmërua edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Në një deklaratë për shtyp, Berisha tha të martën se analiza e tyre për farsën zgjedhore të 14 majit u është dorëzuar ndërkombëtarëve dhe do ju dorëzohet edhe kancelarive perëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco