‘Shpërdorim detyre, korrupsion, ndërtim pa leje’/ Maliqi njofton 5 kallëzime në SPAK: S’ka kthim pas

‘Shpërdorim detyre, korrupsion, ndërtim pa leje’/ Maliqi njofton 5 kallëzime në SPAK: S’ka kthim pas

09:43, 04/08/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Kuçovës në zgjedhjet e 14 majit, Lefter Maliqi ka njoftuar 5 kallëzime në SPAK.

Në postimin e tij në Facebook, Maliqi thekson se këto kallëzime kanë të bëjnë me shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv, ndërtim pa leje, evazion fiskal dhe shumë shkelje të tjera ligjore në Kuçovë dhe në Tiranë.

Gjithashtu ish-kandidati i opozitës ka paralajmëruar padi në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit politik të Kolegjit Zgjedhor, vendim në shkelje të plot të Kushtetutës së Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Së shpejti 5 kallëzime në SPAK, për shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv, ndërtim pa leje, evazion fiskal dhe shumë shkelje të tjera ligjore në Kuçovë dhe në Tiranë. Në shtator gati padia në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit politik të Kolegjit Zgjedhor, vendim në shkelje të plot të Kushtetutës së Shqipërisë. Nuk ka më kthim pas! Çdo gjë do të bëhet mediatike. Beteja politike dhe ligjore vijon… E drejta vonon por në fund ajo triumfon! 🤝🙏💪

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco