Mediat iraniane: Shqipëria i ndalon hyrjen lideres së muxhahedinëve

Mediat iraniane: Shqipëria i ndalon hyrjen lideres së muxhahedinëve

20:01, 03/08/2023
A+ Aa A-

Maryam Rajavi-t, lideres së muxhahedinëve iranianë i është refuzuar hyrja në Shqipëri, raportojnë ditën e sotme disa media iraniane.

Sipas agjencisë së lajmeve me bazë në Iran, Tasnim News është Gjykata Speciale në Shqipëri ajo që ka nxjerrë një urdhër për ndalimin e hyrjes së Rajavit në vendin tonë.

Rajavi qëndron prej vitesh në Francë, aty ku strehohet një tjetër numër i madh muxhahedinësh.

Më herët gjatë këtij viti, marrëdhëniet mes muxhahedinëve dhe shteteve që i strehojnë si Shqipëria,

Franca dhe SHBA që i përkrah, u krisën pas kontrolleve të policisë në vendstrehimet e tyre.

Në Shqipëri, Policia organizoi një aksion të madh kontrolli në Manëz të Durrësit, ku u sekuestruan dhjetra pajisje elektronike që përdoreshin nga anëtarët e MEK. SPAK dyshon se ata kanë kryer sulme kibernetike ndaj Iranit nga baza e tyre në Manëz.

Po ashtu në Francë, autoritetet i mohuan muxhahedinëve disa kërkesa të njëpasnjëshme për organizime protestash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco