Protestuesit janë të vendosur dhe nuk heqin dorë nga protesta deri në plotësimin e kërkesave, ku kushti i panegociueshëm mbetet dorëheqja e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike jo partiake.
Madje ata premtuan se do ia lexojnë çdo ditë kërkesat.
‘Duke qenë se deklarata e djeshme trëmbi shumë njerëz, ndër to dhe kryeministrin që u mor personalisht me disa prej nesh do e bëjmë të udhës ta lexojmë çdo ditë për tia kujtuar pse jemi për ditën e 24- t në shesh. Kjo deklaratë publike sqaron protestuesit e bashkëkombësit tanë , qoftë ata që janë fizikisht dhe ata që janë larg nesh. Ne e dimë se na mbështesin me mendje e zemër" tha ai.
"Ne jemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në rrëzimin e kryeminsitrit' tha protestuesi me megafon duke kujtuar se pjesë e kontratës sociale është edhe anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura; anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore; shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si paketa e maleve; dhe shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë
Kërkesat e protestuesve
1 -Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe gjithë qeverisë
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime Kushtetuese, dhe miratimin e tyre me referendum popullor.
Këto ndryshime kushtetuese përfshijnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor që ka marrë peng këtë vend prej 2008.
4 - Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike, sepse përmes këtij ligji paratë e krimit dhe drogës financojnë partitë politike dhe na marrin peng neve.
5- Kufizimin e ushtrimit të detyrës për kryeministrin. Asnjë kryeministër nuk mund të rrijë më shumë se dy vite, mbusht dy mandate në pushtet.
Sigurisht, paralelisht me këto, nuk harrojmë kërkesat që janë këtu prej fillimi.
Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë: anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura; anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore; shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si paketa e maleve; dhe shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë që na kanë marrë të gjitha tokat. Le të jetë kjo kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit. Gjithçka që do të vijë në vijim, do të përpilohet pas bashkëbisedimit dhe diskutimit me çdo qytetar në këtë shesh.
Sot shënohet dita e 24-t e protestës.
© SYRI.net