SYRI TV/ Berisha: Rama dhe Veliaj kërcënojnë Ahmetajn dhe prokurorët

14:46, 03/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi këtë të enjte kreun e qeverisë  Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion veliaj se nëpërmjet të dënuarve të rrezikshëm në burg po kërcënojnë me jetë Arben Ahmetajn dhe familjen e tij për ti mbyllur gojën për aferën me inceenratorët. Berisha deklaroi se kërcënime ka pasur edhe ndaj prokurorëve që po hetojnë aferën e inceneratorëve, ku nëpërmjet kreut të ILD-së Artur Metani, i cili është i përfshirë në këtë skemë korruptive, u bëhet presion me shkarkim, që të shpëtojnë nga përgjegjësia Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Ëngjëll Agaçin, që janë truri i kësaj afere.

SYRI TV

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliajn se me anë të eksponentëve të krimit që ndodhen në burgje po kërcënojnë ish ministrin Arben Ahmetaj dhe familjen e tij, me qëllim që mos të flasw për aferën e inceneratorëve. Nga selia blu, Berisha I bëri thirrje hetuesëve që të marrin në mbrojtje familjen e Ahmetajt si dhe ta pranojnë si bashkëpunëtor të drejtësisë ish ministrin, për të zbardhur këtë skemë korruptive të mazhorancës socialiste, e cila ka vjedhur miliona euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Berisha denoncoi faktin se Inspektori I Lartë I Drejtësisë, Artur Metani I cili është pjesë e aferës së inceneratorëve, pasi ka drejtuar  departamentin juridik të Këshillit të Ministrave, duhet të japë dorëheqjen  pasi përbën kërcënim ndaj hetuesëve të kësaj ccështjeje.

Lideri i opozitës e cilësoi skemën korruptive të inceneratrorëve, si aferën e shekullit, ndërsa shtoi se Shqiptarët duan të zbardhet e vërteta dhe të marrin mbrapsht qindra miliona eurot që zyrtarët e lartë socialist I kanë grabitur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco