Ministria e Jashtëme përgënjeshtron lajmin për bllokimin e llogarive

Ministria e Jashtëme përgënjeshtron lajmin për bllokimin e llogarive

14:34, 03/08/2023
A+ Aa A-

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas publikimit të lajmit se stafi diplomatik shqiptar të Itali ka mbetur pa rroga pasi i janë bllokuar fondet si rrjedhojë e detyrimit financiar që ka shteti shqiptar ndaj investitorit italian, Francesco Becchetti.

Në një njoftim për mediat, ministria e Jashtme pretendon se lajmi është i pavërtetë dhe se çdo punonjës i MEPJ dhe i shërbimit më jashtë si në Itali e në çdo shtet tjetër ka marrë pagesën rregullisht, sikundër edhe atë të muajit korrik, konform ligjeve dhe kodit të punës.

Sipas denoncimit në media, vonesa e pagesave që duheshin bërë pak ditë më parë lidhet me detyrimet që shtetit shqiptar ka ndaj investitorit italian, Francesco Becchetti, i cili ka fituar të drejtën për të marrë një dëmshpërblim të majmë pasi fitoi gjyqin në Arbitrazh me qeverinë shqiptare.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme cilëson si të pavërtetë dhe tërësisht abuziv informacionin e publikuar në disa portale, mbi të ashtëquajturin “bllokim” të llogarive bankare të MEPJ apo përfaqësive diplomatike shqiptare, përfshirë Italinë.

MEPJ informon opinionin publik dhe median se në bazë të Konventës së Vjenës llogaritë bankare të MEPJ e të çdo përfaqësie diplomatike të Republikës së Shqipërisë gëzojnë imunitet diplomatik e kësisoj janë të pacënueshme në çdo rrethanë.

Çdo punonjës i MEPJ dhe i shërbimit më jashtë si në Itali e në çdo shtet tjetër ka marrë pagesën rregullisht, sikundër edhe atë të muajit korrik, konform ligjeve dhe kodit të punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco