Lajmi i fundit

Piu kafe me çiftin e moshuar dhe më pas i vrau, arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

Reagimi i ashpër i ish-deputetit socialist: Inceneratorët janë klithma e një populli të zhvatur i cili kërkon drejtësi!

Reagimi i ashpër i ish-deputetit socialist: Inceneratorët janë klithma e një populli të zhvatur i cili kërkon drejtësi!

21:55, 01/08/2023
A+ Aa A-

Veprimet e fundit të SPAK në hetimin e aferë së shekullit, inceneratorët, duket se u ka nxjerrë frikën edhe socialistëve të cilë po artikulohen publikisht rreth kësaj çështje.

I ashpër ka qenë reagimi i ish-deputet socialit, Ilir Zela, pas publikimit të lajmit për sukestrimin edhe të inceneratorit të Tiranës.

“Inceneratorët janë produkte të veprimtarisë kriminale, nuk janë zgjidhje për emergjencën mjedisore”,- shkruan Zela në rrejtin e tij social Facebook.

Postimi i plotë:

Inceneratorët nuk janë vepra publike, nuk janë zgjidhje të emergjencës mjedisore, nuk janë partneritet publik privat, nuk janë burime energjie.

Inceneratorët janë produkte të veprimtarisë kriminale!

Janë shfaqja më e turpshme e zaptimit të Shqipërisë nga monopolet, papërgjegjshmëria dhe abuzimi me pushtetin.

Janë ilustrimi i rezultatit të pushtetit pa llogaridhënie.

Janë kulmi i çatisë së zhvatjes sistematike të shqiptarëve!

Inceneratorët janë fundi i populizmit me të shëmtuar politik i cili iu imponon prej vitesh shqiptarëve perversitetin si modernitet!

Inceneratorët janë klithma e një populli të zhvatur i cili kërkon drejtësi!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco