Mediat greke për Fredi Belerin: Çështje me prioritet të lartë, ‘gjemb’ për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Mediat greke për Fredi Belerin: Çështje me prioritet të lartë, ‘gjemb’ për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

09:47, 01/08/2023
A+ Aa A-

Vendimi i qeverisë shqiptare për të vazhduar zgjatjen e periudhës së paraburgimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, është një çështje me prioritetit të lartë dhe kthesë e marrëdhënieve  greko-shqiptare, shkruan media greke Kathimerini.

Vendimi i qeverisë së Ramës, që vendosi të burgoste Belerin para zgjedhjeve lokale, padyshim që nuk mund të vazhdojë as me të njëjtin ritëm dhe as me të njëjtin intensitet, derisa t’i hiqet ky “gjemb në marrëdhëniet dypalëshe”. Në Tiranë çështja Beleri vepron si një pengesë shumë serioze mes dy vendeve fqinje.

Në lidhje me çështjen Beleri ka reaguar edhe zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, i cili tha se “Shqipëria duhet të respektojë rregullat elementare të shtetit të së drejtës dhe është një çështje në të cilën vendi ynë do të vazhdojë të veprojë si prioritet absolut sepse ne duhet të mbrojmë edhe të drejtat e pakicës, si dhe një kryetar bashkie të zgjedhur ligjërisht”.

“Për Athinën kjo është një çështje me prioritet më të lartë. Kujtohet se kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ngriti këtë çështje në Samitin e fundit të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke u prezantuar homologëve të tij situatën në Shqipëri”, u shpreh më tej Marinakis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco