Formula për zgjedhjet në Veri, BE i përsërit kërkesat e saj për Kosovën

Formula për zgjedhjet në Veri, BE i përsërit kërkesat e saj për Kosovën

08:06, 01/08/2023
A+ Aa A-

Më 10 korrik Kosova dhe Bashkimi Evropian, në Bratisllavë, arritën një ujdi për rrugën që duhet ndjekur për shtensionim të situatës në veri.

Si hap i parë që u plotësua ishte zvogëlimi i pranisë së njësive policore në e përreth godinave komunale në Leposaviq, Zubin Potok, e Zveçan.Por hapa tutje drejt qëllimit që e ka edhe marrëveshja nga kryeqytetit sllovak, pra që është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat, nuk u bënë.Derisa institucionet kosovare, thonë se votimet e reja duhet të bëhen përmes nënshkrimit të peticionit, nga Brukseli zyrtar e kanë një rrugë më të shkurtër deri te zgjedhjet, që duhet të jenë gjithëpërfshirëse.”Dorëheqjet e kryetarëve të komunave janë mënyra më e shpejtë për të nxitur zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që të dyja palët duhet të tregojnë konstruktivitet në realizimin e zgjedhjeve.Status-quoja e cila rezultoi nga tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nëntorin e kaluar dhe bojkotimi i zgjedhjeve të prillit nga komuniteti serb i Kosovës, nuk është e qëndrueshme”, thuhet në një përgjigjien për Klan Kosovën nga Shërbimi për Punë të Jashtme (EEAS).Pos kësaj, në përgjigjen nga unioni që ka 27 vende anëtare, thonë se presin që serbët e Kosovës të zotojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet e reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco