SYRI TV/ Fshati Cangonji në Devoll i braktisur, banorët: Kujtohen për ne vetëm në fushatë

14:50, 31/07/2023
A+ Aa A-

Fshati Cangonji në Devoll është i braktisur. Të rinjtë janë larguar dhe të moshuarit të cilët merren me bujqësi shprehen se prodhimet që shesin, nuk mbulojnë as kostot që ata kanë harxhuar.  Sipas tyre i vetmi investim i bërë vite me parë është ai i TAP, teka pushtetarët kujtohen për ta vetëm në kohë fushate.

SYRI TV

Nuk i ka shpëtuar shpopullimit fshati Cangonji në Devoll. Ata që gjejmë në rrugë janë vetëm të moshuar, pasi të rinjtë kanë ikur jashtë Shqipërisë. Shkak për këtë është bërë mungesa e punës.

Sektori i vetëm që atyre mund tu sjellë të ardhura është bujqësia, por sipas tyre prodhimet që shiten nuk mbulojnë as kostot e shpenzuara.

Rruga kryesore është investimi i vetëm i TAP- disa vite më parë e ndërsa rrugët e brendshme janë krejt të amortiziara. Ujerat e zeza janë shqetësimi më i madh i banorëve pasi sipas tyre gjysma e fshatit nuk i ka funksionale duke hapur gropa septike te cilat bëhen shkak i sëmundjeve dhe infeksioneve.

Banorët apelojnë për zgjidhje të problematikave pasi janë lodhur nga premtimet gjatë fushatave elektorale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco